web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Së shpejti bazë për NATO-n/ 67 vjet nga krijimi i Regjimentit të Parë të Aviacionit Ushtarak Shqiptar në Kuçovë

15 Maj 2022, 10:19, Aktualitet CNA

Sot mbushen 67 vjet nga krijimi i Regjimentit të parë të Aviacionit Ushtarak Shqiptar që në vitin 1995 do të emërtohej Baza Ajrore e Kuçovës, ndërsa së shpejti përmes investimeve që kanë nisur të kryhen ajo do të jetë një nga bazat e Aleancës së NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, kujton këtë 67-vjetor, duke shprehur njëherësh mirënjohjen dhe vlerësimet për punën e palodhur të pilotëve në ndihmë të komunitetit, përmes dëshmisë së pilotit më të vjetër në moshë të Bazës Ajrore, Faslli Spahiu.

Në videon e publikuar nga ministri Peleshi, piloti  rrëfen momentet e vështira, kur helikopteri ka qëndruar për rreth 26 minuta me një patinë, teksa po shpëtonin një alpiniste në malin e Tomorit.

Edhe pse ka vite në këtë profesion, Faslli Spahiu vazhdon ta dashurojë atë njësoj si në ditën e parë, duke e cilësuar çdo ditë si ?një ëndërr?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga