Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Nga Majlinda Keta
Iku nga kjo jetë?. Lajmësi nuk mbaroi dot frazën se edhe vetë nuk e besonte.
Për ikjen tënde edhe tastiera nuk më bindet për të shkruar se një si ty nuk duhet të ik?, Eda e shtrenjtë.
E di pse?
Se edhe ajo e njeh faktin që ti ishe një luftëtare jete në shumë dimensione që suksesin e kishe tëndin.
Si mund të dorëzohesh ti?! Si mund të ikësh?
A ka tastierë që nuk do të lodhej ndërsa do të shkruante për Edën si vajzë model e prindërve të nderuar, si motër model e vëllait të vetëm, për Edën model me familjen model me Profesorin, Endritin dhe Enin, për Edën e mikeve, Edën politike, Edën për të drejtat e gruas, Edën e Akademizmit, Edën mediatike, Edën e studentëve, Edën e Kërkimit Shkencor dhe Projekteve Ndërkombëtare, Edën dibrane me aq aktivizëm në Shoqatën e tyre, Edën Zonjën Klas e plot sharm.
TI e shtrenjta jonë, @ Edlira Haxhiymeri realisht je Zonja me nje mal jete plot aktivizëm e kontribute dhe këtë pasuri e ke lënë jo vetëm për shqiptarët e shqiptarizmën por edhe për komunitete profesionistësh e akademikësh, njerëz të thjeshtë e miq të pafund në botë por edhe për të rinjtë.
Tani, shumë prej tyre, po rradhisin nën tronditje fjalë për të shprehur dhimbjen për ikjen tënde?. jam e bindur që në shpirt nuk e pranojnë, si unë, por loti që na rrjedh nuk u komandoka, flet vetë mbi lajmin e kobshëm.
Nuk di çfarë të shkruaj më parë për ty Mikja ime, Mikja e Familjes Time për atë që ti përfaqëson si Model Gruaje me fuqi ndikuese.
Nuk di ku ta nis?. Nuk di.
Kush ishte ai që të takonte e komunikonte me ty dhe nuk ikte pa mbresë e dëshirë të të takonte sërish, të bashkëpunonte me TY, e mençura jonë.
Tek ty perfeksioni në përmbushje fillonte me përkujdesjen për stilin e veshjes për çdo lloj ambjenti, pune apo kënaqësie e deri tek cilësia e arrirë e kryerjes së çdo pune. E këtë cilësi ti e shpirtëzoje me mençurinë tënde dhe ëmbëlsinë e zërit dibruçka ime e fortë.
Tek ty shpirti i dhimbsur në diskur kishte fuqinë ta fshihte lotin ndaj auditori tek media, nga tavolina e kafes tek Strehëza e Grave të Dhunuara ku ti drejtoje.
Ti edukoje, ndikoje përmes shumëgjerave që bëje e kontriboje në çdo ditë, kudo ku ke shërbyer për aq shume kauza dhe formime.
Ti mbetesh ZëvëndësRektorja e Universitetit të Tiranës, Prefektja e Tiranës, ZëvëndësMinistra e Arsimit që veç zotësisë për të bashkëpunuar e drejtuar tregove se ushtrohet pushtet për shtetbërje pa u korruptuar dhe me plot dinjitet.
Ti je ndër gratë e pakta të politikës, për aq kohë sa kontribove, që ju bashkove asaj kur e kishe rritur veten intelektualisht dhe zotëroje moral të fortë publik. Ti kontribove të rritej shëndetshëm e majta shqiptare. Ti ja dhurove këto vlera Partisë Socialiste dhe mbetesh në vite model i respektuar i socialistëve të ndershëm, edhe pasi u largove prej asaj godine. Për ty politika ishte mundësi për ti shërbyer shqiptarëve edhe më fuqishëm se në auditor. Se besoje kështu, ti luftove fort që asaj sigle dhe morali ti qendronin besnikë edhe ato përreth teje, bashkëpunëtorë apo të rinj FRESH- istë. Për këtë moral jete politike ti mbajte shqetësimin, ngrite zërin, bëre vendimarrjen e duhur pasi guxove të shtroje probleme, të debatoje në Forume e Tryeza, për gjendje kritike EDHE me burrat maço të politikës.
Mikja ime shtrenjtë, ta kam thënë dhe do ta rishkruaj, TI je mbretëreshë në auditor studentor, publik. Mbretëria jote është edukimi, edukimi i së ardhmes. E tashmja ndërtohej me aq forcë e investim nga ty se TI e kishe analizuar qartë e ftohtë të shkuarën. Ti luftoje të kontriboje se doje të besoje tek e Ardhmja më e mirë O Grua Dinjitoze dhe e paepur.
Ti investove pa fund për Shqipërinë e të ardhmes, për hapsirën shqipfolëse
Auditoret studentore, në veçanti, të janë mirënjohës pa fund, si kontributore dhe Model Frymëzues. Një si ty rrallë do të të gjëndet.
Eda jonë një si ty nuk DUHET të ikte kaq shpejt?. Modeli YT Aktiv është ai që na duhej të gjithëve.
Ti do të jesh gjithmonë mes nesh UNIKJA Eda.
Elio Jani është nënkryetari i ri i bashkisë së Durrësit.Jani...
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, është takuar sot m...
Ditën e sotme në media ka qarkulluar lajmi se i riu i cili t...
Pas takimit në Elbasan, lideri i demokratëve, Sali Berisha, ...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e pranishme në ce...
Lideri historik, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Fier, ...
Gazetari Artan Hoxha është thirrur për të dëshmuar nga proku...
Lideri historik Sali Berisha po mban takimin e radhës sot në...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e një jave duke zbuluar s...
Lideri i demokratëve, Sali Berisha, gjatë takimit në Fier ës...
Universiteti i Tiranës ka dhënë një mesazh ngushëllimi për n...
Drejtuesit e mjeteve do të duhet të shtojnë kujdesin në maki...
Në Shqipëri, mungesa e kontratave, niveli i ulët i pagave si...
Profesor Artan Fuga ka reaguar në lidhje me vendimin për të ...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja për karburant...
Një 32-vjeçar ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Kr...
Ambasadorja Yuri Kim me anë të një mesazhi të publikuar në ...
Apeli i GJKKO, ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë ...
Procesi për zgjedhjen e strukturave në bazën e PD po shkon p...
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me bur...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...