web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alibeaj dështoi me “masakrën” e 25 prillit/ Kërkon komision hetimor për Portin e Durrësit

4 Maj 2022, 15:09, Politikë CNA

Zgjedhjet e 25 prillit 2021 i dhanë kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste mandatin e tretë qeverisës, duke e lënë Partinë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës në opozitë.

Ky rezultat, ashtu siç pritej u kundërshtua nga opozitarët, ndërsa kërkuan edhe ngritjen e një komisioni hetimor, për të hetuar atë që ata e quanin si masakër elektorale.

Në muajin tetor, u ngrit komisioni hetimor, ku kryetar ishte Enkelejd Alibeaj, nën kryetar ishte deputeti i PS Toni Gogu, ndërsa anëtarë ishin 7 nga PS dhe 5 nga PD, si dhe nga dy anëtar zëvendësues nga të dyja palët. Petrit Vasili i LSI ishte nën cilësinë e anëtarit të pavarur.

Në kohën kur u ngrit, Enkelejd Alibeaj shprehej se qëllimi i këtij komisioni është kontrolli i veprimtarisë së pushtetit vendor dhe fondet e institucioneve për qëllime elektorale.

Alibeaj theksoi më tej se ky komision do të hetojë dhënien e shpërblimeve të dëmeve të tërmetit, verifikimin e legalizmimeve për qëllime elektorale, punësimet në administratë për qëllime elektorale, përdorimin e të dhënave personale.

?Ngritja e këtij komisioni është bërë me kërkesë të opozitës dhe se qëllimi është kontrolli i veprimtarisë së organeve të pushtetit vendor për të hetuar burimet financiare të administratës për qëllime elektorale.

Ky komision synon nxjerrjen e përgjegjësive instuticionale. Ky komision do të hetojë dhe bëjë verifikimin e shpërblimeve të dëmeve të tërmetit, verifikimin e legalizmimeve për qëllime Elektorale, punësimet në administratë për qëllime elektorale, përdorimin e të dhënave personale. Komisioni më pas do të njoftojë prokurorinë për hetimet në lidhje me këto çështje?, deklaroi Alibeaj.

Por çfarë ka ndodhur?

Kur kanë kaluar 1 vit nga mbajtja e zgjedhjeve dhe gati 7 muaj nga ngritja e komisionit, hetimet për 25 prillin u zbehën dhe iu vu kapak pa bërë asnjë punë konkrete dhe pa nxjerrë asnjë të dhënë.

Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komisionit, u bë një kohë e gjatë që nuk po ndihet dhe e ka harruar fare masakrën e 25 prillit. Vëmendja e tij është zhvendosur nga përballja që duhet të kishte me qeverinë, në përplasjet e brendshme për dominim në parti.

Por tashmë, Alibeaj  po kërkon të ngrejë komision hetimor për Portin e Durrësit dhe do që ta mbyllë po njëlloj me heshtje totale./CNA.al





Lajmet e fundit nga