Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kreu i degës së PD-së në Kavajë, Hysen Kadiu, ka bërë një reagim të fortë në lidhje me atë çfarë po ndodh në këtë qytet, për të cilin thotë se qeveria synon zhbërjen e saj.
Në një postim në rrjetet sociale, Hysen Kadiu shkruan se vendimi i fundit për eliminimin e qendrës së shërbimeve ?ADISA? dhe për largimin e Drejtorisë së Kadastrës jashtë qytetit janë pjesë e një sërë aktesh politike, të cilat po e zhveshin Kavajën nga institucionet.
?Kavajën po e zhbëjnë si qytet!
Ka ardhur momenti, që me ju, bashkëqytetarë, të ndaj një shqetësim, i cili na prek të gjithëve.
Që Kavaja jonë është parë me përbuzje dhe përçmim nga kjo qeveri është fare e qartë dhe qytetarët tanë tashmë e kanë kuptuar këtë.
Vendimi i fundit për eleminimin e qendrës së shërbimeve ?ADISA? dhe për largimin e Drejtorisë së Kadastrës jashtë qytetit janë pjesë e një sërë aktesh politike, të cilat po e zhveshin Kavajën nga institucionet!
Periodikisht, qytetit tonë kanë filluar t?i presin krahët duke e zhveshur nga institucionet kryesore, të cilat i japin peshë një qyteti!
E para që e dërrmoi atë ishte Reforma territoriale, që la jashtë Bashkisë zona dhe pika strategjike të saj, të cilat historikisht kanë qenë pjesë e Kavajës.
Vazhduan më vonë duke zhbërë dalëngadalë Spitalin e qytetit dhe duke e kthyer nga një Spital Rajonal të pajisur me të gjitha kushtet bashkëkohore, në një Qendër shëndetësore, ku edhe për një operacion të thjeshtë duhet të shkosh me urgjencë në spitalin e Durrësit, ndërkohë që të rinjtë që mbaronin studimet mjekësore i degëdisën rrugëve të Europës.
Më pas rradhën do ta kishin Gjykata e rrethit dhe Drejtoria Arsimore. Të dyja këto institucione të rëndësishme po i largojnë nga qyteti ynë për t?u vendosur në Durrës.
Të parën me anë të Reformës gjyqësore, e cila pritet të vihet në funksion së shpejti, si pasojë e së cilës qyteti ynë do të mbesë pa gjykatë.
Ndërkohë Drejtorinë arsimore e kanë zëvendësuar me një zyrë vendore, të varur nga Drejtoria në Durrës, e cila nuk ka asnjë lloj kompetence në vendimmarrje.?-shkruan Kadiu.
Sipas tij, këto janë manovra burokratike dhe politike, të cilat qëllim të tyre kanë vetëm bërjen më të vështirë të jetesës së qytetarëve të Kavajës, ndërsa shton se kjo është një hakmarrje politike e pushtetit.
?Sikur këto të mos mjaftonin, dashakeqësia e qeverisë ndaj Kavajës nuk mund të mbetej me kaq.
Rradhën do ta kishte institucioni i ?Kadastrës? dhe zyra e shërbimeve ?ADISA?.
Këto dy institucione jetike nuk do të gjenden më në qytetin tonë, por shërbimet e tyre do të transferohen jashtë qytetit.
Të gjitha këto akte politike janë një hakmarrje e pastër ndaj Kavajës, ndaj shpirtit rebel dhe antikomunist që gjendet në ADN-në tonë. Ashtu si në Komunizëm, kur Kavaja shikohej me përbuzje dhe konsiderohej si një qytet i dorës së dytë, njejtë dhe tani bijtë e etërve ndërmarrim akte në urrejtje ndaj qytetit tonë duke u përpjekur për ta zhbërë vlerën e Kavajës si qytet!?-thekson kreu i degës së PD.
Po ashtu, ai shkruan se ?Kryetari i Bashkisë dhe deputeti i zonës duhet të kishin ngritur zërin për këtë padrejtësi dhe përçmim që po i bëhet qytetit sepse pavarësisht mënyrës se si janë zgjedhur, gjë që dihet nga të gjithë, në fund të ditës janë shërbëtorë të qytetarëve dhe duhet të jenë protektorë të interesave të tyre.
Por asgjë nuk bënë!
Duke qenë të lidhur pas karriges dhe pushtetit, duke parë vetëm interesin dhe pazaret poshtë tavolinave, jo vetëm që nuk kanë guxuar të ngrenë zërin, por vazhdojnë të fshihen pas fasadës së shëmtuar të ?punëve publike?, ku asgjë publike nuk mund të ishte dhe nuk mund të jetë më e rëndësishme se shërbesa ndaj qytetarëve.
Fakti se janë jo më shumë se një zgjatim i pushtetit qëndror, i cili i përdor për interesa të tij, harrojnë se një ditë përballë qytetarëve do japin llogari edhe për këtë!?.
Ndër të tjera, Kadiu thekson se ?Kavaja nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë një shtojcë si ata po përpiqen ta trajtojnë, duke i gllabëruar çdo gjë, por ka qenë, është dhe do të mbetet qyteti me vlera të papërsëritshme, autentike dhe qytetare.
Askush nuk do mund të devijojë interesin qytetar dhe dëshirën e tyre për ta parë qytetin ashtu si ai e meriton.
Kavaja ka memorie!
Ajo kurrë nuk do ta harrojë padrejtësitë që i janë bërë këto vite dhe është e afërt koha, kur qytetarët do të ndëshkojnë me votë, ashtu si kanë bërë gjithmonë, këta shërbëtorë të qeverisë, të cilët e dinë edhe vetë që për ta po fillon numerimi mbrapsht.?/CNA.al
Partia Agrare Ambientaliste ka nisur procesin e riorganizim...
Mjeku Ilir Allkja ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit...
Eksperti për çështjet e rajonit, Enver Bytyçi, thotë se Shqi...
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, në një deklaratë për media...
Disa personazhe të djeshëm të Partisë Demokratike vazhdojnë ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri, përmes një ...
Partia Socialiste do të mbledhë në datën 7 maj Asamblenë Kom...
Ish-presidenti Bamir Topi ka kujtuar natën e 20 korrikut të ...
Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar pak më parë për s...
Ish-presidenti Bamir Topi, ka sjellë sërish në vëmendje çësh...
Sot nis zyrtarisht procesi për zgjedhjen e kreut të ri të sh...
“Për zgjedhjet 25 prillit janë paguar shifra marramendëse pë...
Ish-presidenti Bamir Topi është rrëfyer si rrallëherë më par...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, foli mbrëmjen e sotme për K...
Deputeti i PD Agron Shehaj ka reaguar për raportin e Reporte...
Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europian...
SPAK pas një hetimi të thelluar ka konfiskuar ditën e martë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot gjatë konferencës p...
Akademiku Artan Fuga ka reaguar për protestën e banorëve të ...
Ish-kryeministri Sali Berisha konfirmon kandidimin për kryte...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...