web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari zbulon detajet e forta/ Si po i shmanget Basha prokurorëve belg me raport mjekësor

14 Prill 2022, 19:57, Aktualitet CNA

Lulzim Basha po i shmanget prokurorëve belg të cilët kanë dashur ta marin në pyetje, duke paraqitur një raport mjekësor.

Kështu ka deklaruar gazetari Çim Peka, i cili shtoi se argumenti i tij është se duhet të shtyhet sa më shumë procesi i votimit në kuvendin e 30 prillit, derisa amerikanët të arrestojnë ish-kryeministrin Sali Berisha.

 ?Zoti Basha pavarësisht se për t?ju shmangur marrjes në pyetje këtë muaj ka paraqitur një raport mjekësor në prokurori, pasi prokurorët belgë do të vinin prap në mars, dhe po vazhdon të bëjë takime me grupe të vogla, sot ishte në Berat me 15 veta, ka prej atyre që e regjistrojnë takimin me video dhe audio dhe e dini se çfarë argumenti përdor, duhet të shtyhet sa më shumë procesi deri sa amerikanët të arrestojnë Sali Berishën, pastaj unë kthehem fuqishëm?./CNA.al





Lajmet e fundit nga