web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Energjia, Qeveria po përgatit vendimin/ Kush harxhon më shumë se 700 kilovat në muaj, paguan më shtrenjtë

13 Prill 2022, 11:26, Ekonomi CNA

Kush do të harxhojë më shumë se 700 kilovat/ orë në muaj energji, do të paguajë më shtrenjtë.

Një vendim i tillë ndohedhet në përgatitje e sipër nga Qeveria.

Kështu ka njoftuar sot Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

 ?Ne jemi në përfundim të një analize të thellë për të dalë në përfundimin se sa kilovat orë i duhen një familjeje për të pasur një konsum normal. Flasim për fashën e familjarëve dhe jo të biznesit të vogël. Fasha shkon 700 kilovat orë, konsiderohet një konsum normal. Ende nuk është marrë një vendim por po ua them si shifër. Kush harxhon më shumë se 700 kilovat orë do të paguhet me çmim më të lartë?, ka thënë ministrja./CNA.al





Lajmet e fundit nga