E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi i ka bërë thirrje Qeverisë që të dëmshpërblejë, pronarët që janë dëmtuar nga gripi i shpendëve.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Bylykbashi shkruan se shqiptarët kanë nevojë për qeverisje, jo për kakarisje propagandistike qeveritare.
Bylykbashi thotë më tej se Qarku i Durrësit është qendra kritike.
?Industria e prodhimit të mishit të pulave dhe vezëve është sot në gjunjë nga gripi i shpendëve.
Zona zgjedhore, Qarku Durrës, ku shërbej si deputet është qendra e krizës.
Këtu ndodhet 60% e kësaj industrie të rëndësishme për ekonominë e Shqipërisë, me 400 të punësuar që rrezikojnë vendet e punës, pra 400 familje që rrezikojnë varfëri edhe me të thellë nga papunësia dhe rroga e munguar. Por mbi të gjitha pasojat rëndojnë shumë mbi konsumatorët familjarë.
754.000 krerë kanë ngordhur apo janë asgjësuar për shkak të epidemisë. Ky është një dëm me pasoja të mëdha për ekonominë e zonës, por edhe më gjerë në Shqipëri.
Por po aq, është me pasoja të rënda tek konsumatorët, për shkak të shtrenjtimit të çmimit.
Veza është produkt bazë i shqiptarëve, e sa më shumë varfërohet xhepi, aq më shumë familjet përdorin ushqimet bazë.
Kriza që ka shkaktuar epidemia e ka çuar në qiell çmimin e vezëve. Në janar e shkurt, kur epidemia nuk kishte goditur ende, një kokërr vezë me shumicë ishte 11 lekë/kokërr ndërsa sot është 22 lekë/kokërr, pra është rritur 100%.
Me pakicë një kokërr vezë më parë kushtonte 15-17 lekë, ndërsa sot kushton 26-35 lekë, pra është dyfishuar.
Por, ndërkohë, që e gjithë shporta e ushqimeve bazë është shtrenjtuar drastikisht brenda një muaji, çmimi i vezëve nuk është rritur sepse plasin bombat në Kiev siç i pëlqen Ramës të thotë, por sepse ka plasur gripi i shpendëve.
Qeveria u përpoq ta fshihte fillimisht epideminë e gripit të shpendëve. Në fillim e quajti ?laringo-trakeit infektiv?. Vetëm më pas u detyrua të pranonte që ishte grip shpendësh H5N8.
Arsyeja e shmangies është shumë e thjeshtë: qeveria është e detyruar nga ligji dhe aktet normative të Këshillit të Ministrave që të dëmshpërblejë industrinë e prodhimit të vezëve për humbjet nga gripi i shpendëve.
Sa më vonë të cilësohej natyra e vërtetë e ngordhjes nga gripi i shpendëve, aq me pak krerë të ngordhura apo asgjësuara duhen dëmshpërblyer. Ligji për shërbimin veterinar i vitit 2011, VKM 408/2013 dhe Plani i Kontigjencës i viti 2021 detyrojnë shtetin të përballojë nga buxheti shpenzimet për çrrënjosjen e sëmundjes dhe dëmshpërblimin e bizneseve për krerët e ngordhur apo asgjësuar.
Urdhërat e ministrit për këtë qëllim janë nxjerrë dhe janë në fuqi.
Por fakti është që shteti nuk ka kryer asnjë qindarkë kompensim.
Dëmi që kanë pësuar bizneset e zonës së Durrësit që kam nderin dhe detyrën të përfaqësoj, llogariten me miliona Euro. Po të llogariten edhe bizneset në zona të tjera të prekura, shifra rritet.
Shteti e di detyrimin e vet por hesht dhe zvarritet.
Pasoja është e drejtpërdrejtë tek konsumatorët që nuk përballojnë dot dietën bazë ushqimore. Jo çdo çmim rritet nga bombat në Ukrainë. Në rastin konkret, shteti shkel ligjin.
Në fillim të marsit u pagoi 10 milion Euro personave në kërkim për kontratën korruptive të inceneratorëve, por asgjë nuk bëri të dëmshpërblejë sipas deyrimit ligjor që industria shqiptare e prodhimit të ushqimit bazë të rimëkëmbet sa më shpejt dhe çmimi i një produkti bazë të ulet e të jetë i përballueshëm për hallexhinjtë, pensionistët, nënat për fëmijët e tyre.
Për qeverinë mundet që pulat janë trembur nga bombat ruse, për prokurorinë, ky skandal duhet të jetë së paku shpërdorim detyre, por për konsumatorët e zakonshëm ky është një çmim që ua bën jetën të papërballueshme?, shkruan Bylykbashi./CNA.al







Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka prezantuar...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan, blihet me ...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan, blihet me ...
Që nga dita e djeshme, paga minimale në vvendin tonë është 3...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan, blihet me ...
Shqipëria është një vend prodhues i naftës dhe në të kaluarë...
Kuvendi ka votuar të enjten për dy vakancat në Këshillin Mbi...
Sot hyn në fuqi vendimi për ngritjen e bordit për monitorimi...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan, blihet me ...
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka bërë të ditur...
Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka folur për krizën energjitik...
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje LSI-së në kërkes...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan, blihet me ...
Ish-zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu ka deklaruar s...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan, blihet me ...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan, blihet me ...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan, blihet me ...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan, blihet me ...
Gjatë muajit shkurt, rezulton se ka pasur një rritje të kons...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan, blihet me ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...