Përdhunimet, “pjesë e arsenalit të Rusisë” në luftën në Ukrainë
Kur ushtarët nga Rusia erdhën në qytetin e saj dhe e kërcënu...
Zyra e Prokurorit të Shtetit në Kroaci, ashtu si edhe ekspertët ushtarakë dhe policorë paraqitën të mërkurën rezultatet e hetimeve në rastin e përplasjes së një droni të kohës sovjetike në pjesën jugore të Zagrebit, më 10 mars.
Sipas tyre, hetimet kanë treguar se droni bartte një mjet të improvizuar shpërthyes.
Gjithashtu, në ngjyrën e kuqe të yllit në krahun e dronit, ai që e ka lëshuar, ka vënë ngjyrat e flamurit të Ukrainës: të verdhë dhe të kaltër.
Droni i ka nisur manovrat e uljes jo shumë larg Zagrebit, por ekspertët thanë se nuk kanë mundur të konfirmojnë se Zagrebi ka qenë objektivi.
Ekspertët supozuan se për ndonjë arsye, mund të ketë ndodhur ndonjë gabim gjatë uljes.
Jurica Illiq, nga Zyra e Prokurorit të Shtetit, tha se ky hetim është fokusuar në shkaqet e rrëzimit të dronit, ndërsa hetimi se kush e ka nisur atë dhe nga ka ardhur saktësisht, vazhdon.
Kreu i Sektorit të Policisë Ushtarake Kriminale, brigadieri Mario Poçinok, tha se NATO-ja nuk është informuar ende për rezultatet.
Droni, gati gjashtë tonë i rëndë, i prodhuar në vitet 1980 në Bashkimin e atëhershëm Sovjetik, është rrëzuar më 10 mars, në orën 23:01.
Nga hetimet u konstatua se bëhet fjalë për një dron zbulues TU-141, i cili deri në rënien e tij në Kroaci, ka kaluar në hapësirat ajrore të dy vendeve anëtare të NATO-s: Rumanisë dhe Hungarisë.
Pas hyrjes në hapësirën ajrore të Kroacisë, droni ka fluturuar shtatë minuta, me një shpejtësi prej 700 kilometrash në orë dhe në lartësi prej 1,300 metrash, përpara se të rrëzohej.
Droni ka rënë në një pyll dhe është përplasur thellë në tokë, kështu që nuk ka pasur dëme serioze.
Të nesërmen e incidentit, autoritetet ukrainase dhe ruse kanë mohuar se droni i rrëzuar në Zagreb, është lëshuar nga zonat nën kontrollin e tyre.
Burimet qeveritare dhe ushtarake në Kroaci kanë pohuar qysh në ditët e para, pas rrëzimit të dronit, se ai ka pasur bombë, ndërsa ekspertë të pavarur kanë thënë se bëhet fjalë për një model të zbulimit, i destinuar për fotografim ajror, shkruan Rel.
Sipas këtyre të fundit, mbetjet e eksplozivit, që janë gjetur në mbetjet e dronit, mund të vijnë nga në ngarkesë shpërthyese, e cila është vendosur me qëllim të shkatërrimit të të gjitha të dhënave të mbledhura, në rast të rënies së pakontrolluar të dronit – siç ka ndodhur në Zagreb.
Në këtë frymë ka qenë edhe një deklaratë e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, më 15 mars, i cili ka thënë se ?indikacionet që kemi tani për rrëzimin e dronit në Kroaci, na tregojnë se nuk ka pasur sulm?.
Sipas informacioneve paraprake nga hetimi, ka thënë Stoltenberg, droni nuk ka qenë i armatosur./Cna.al
Kur ushtarët nga Rusia erdhën në qytetin e saj dhe e kërcënu...
Sipas instituteve kryesore ekonomike të Gjermanisë, këtë vit...
Nga Lufta e Ftohtë deri në aneksimin e Krimesë në vitin 2014...
Numri i emigrantëve në Gjermani vazhdon të rritet.Sipas shif...
Për një kohë të gjatë, një anëtarësim në NATO i Finlandës dh...
Presidenti gjerman donte të udhëtonte në Kiev e të tregonte ...
Pas publikimit të raportit të përvitshëm për të drejtat e nj...
Presidenti polak, Andrzej Duda është nisur të mërkurën drejt...
Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se lufta e Rusisë ku...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se bisedimet e p...
Antaoliy Fedoruk, kryetari i qytetit të Buchas në Ukrainë, q...
Agresioni rus në Ukranë ka ndikuar ekonomitë e vendeve në th...
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka komentuar armat...
Të paktën 13 persona kanë mbetur të plagosur në një sulm në ...
Gjermania tha më 12 prill se ka parë raportimet se Serbia ka...
Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe kancelari Rishi Sun...
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Polonisë tha se ka arre...
Gjiganti teknologjik Nokia ka njoftuar se do të largohet nga...
KroaciaKroacia është vendi i parë ballkanik që lejon pacient...
Në fillim të pushtimit rus të Ukrainës, Moska njoftoi se kis...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...