Putin mohon “Buchan”/ “Bisedimet me Ukrainën janë në një rrugë pa krye"
Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se bisedimet e p...
Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës përbën ?gjenocid? dhe e ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin se po tenton të ?zhdukë idenë? që dikush ta quajë veten ukrainas.
Putin, në anën tjetër, është zotuar se lufta do të vazhdojë derisa të arrihen qëllimet.
Biden i ka konsideruar veprimet e Rusisë në Ukrainë si ?gjenocid?, përgjatë një fjalimi që ka mbajtur në Ajoa më 12 prill, duke thënë se buxheti i familjeve amerikane ose mundësitë e dytë për të blerë benzinë nuk duhet të varen nga fakti ?nëse një diktator shpall luftë dhe kryen gjenocid gjysmë bote larg?.
Ai më vonë ka përsëritur qëndrimin e tij, duke iu thënë gazetarëve se e ka quajtur luftën e Rusisë në Ukrainë si gjenocid ?sepse është bërë secilën herë e më qartë se Putin është duke synuar që të zhdukë idenë që dikush të jetë ukrainas dhe të dhënat po shtohen?.
Ai ka thënë se avokatët mund të vendosin nëse veprimet e palës ruse konsiderohen gjenocid, ?mirëpo ashtu me duket mua?.
Komentet e Bidenit kanë ardhur teksa mediat amerikane kanë raportuar se Pentagoni do të zhvillojë një takim me prodhueset më të mëdha të armëve në Shtetet e Bashkuara, për të diskutuar mundësitë e kësaj industrie që të mbështet Ukrainën në luftën kundër Rusisë.
Zyrtarët pritet të diskutojnë propozimet për të rritur prodhimin aktual dhe që të zhvillojnë sisteme të reja, të cilat janë kyçe për t?i ndihmuar Ukrainës, është thënë në raportimet e mediave amerikane.
Në takim pritet të jenë tetë kompanitë më të mëdha për prodhim të armëve, përfshirë, General Dynamics, Raytheon dhe Lockheed Martin.
Shtetet e Bashkuara po ashtu pritet të njoftojnë se do të dërgojnë ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainë ? në vlerë të qindra miliona dollarëve ? kanë raportuar mediat amerikane, duke cituar burime të paidentifikuara.
Nëse miratohet, dërgesa shtesë do të çonte ndihmën e SHBA-së për Ukrainën në më shumë se 3 miliardë dollarë, prej nisjes së udhëheqësisë së Bidenit.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje SHBA-së dhe Evropës që të dërgojnë më shumë armë në Ukrainë për të luftuar agresionin rus.
Forcat ruse po vazhdojnë të lëvizin drejt lindjes së Ukrainës, ku pritet të zhvillohet një ofensivë në rajonin e Donbasit, derisa situata rëndohet në qytetin e Mariupolit, ku mijëra persona raportohet se janë vrarë.
Komandantët ukrainas dhe zyrtarë të Perëndimit kanë thënë se Rusia po vazhdon të largojë trupat nga Kievi dhe Bjellorusia drejt Harkivit dhe rajoneve, Donjeck dhe Luhansk, ku ka luftime të vazhdueshme prej vitit 2014.
Zyrtarët presin që Rusia të nisë ofensivë të re, dhe synon të marrë kontrollin e rajoneve, Donjeck dhe Luhansk, të cilat ende kontrollohen nga forcat qeveritare të Ukrainës.
Zyrtarët ukrainas dhe ata të Perëndimit kanë thënë se janë duke hetuar raportimet se mund të jenë përdorur armë kimike kundër luftëtarëve në Azov dhe në marinsave ukrainase në Mariupol.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Armë Kimike ka thënë se është e ?shqetësuar? nga raportimet e pakonfirmuara për mundësi të përdorimit të armëve kimike në Mariupol.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara ?nuk mund të konfirmojnë asgjë?, mirëpo ka shtuar se Uashingtoni ka ?informacion kredibil?, që forcat ruse mund të kenë përdorur shumëllojshmëri agjentësh, duke përfshirë gazin lotsjellës të përzier me agjentë kimikë.
Duke folur më 12 prill nga lindja e Rusisë, Putin i ka quajtur luftën dhe objektivat ushtarake, ?absolutisht të qarta dhe fisnike? dhe ka parashikuar që forcat ruse do të jenë të suksesshme.
Lideri rus ka përsëritur se forcat ruse janë duke i ndihmuar popullit në Ukrainë dhe një tjetër pretendim të Kremlinit se rusishtfolësit në Ukrainë janë në rrezik.
Putin ka thënë se bisedimet e kohëpaskohshme për paqe janë në ?rrugë qorre?, mirëpo Mykhaylo Podolyak, këshilltar i Zelenskyt, ka thënë se bisedimet për paqe janë shumë të vështira, mirëpo që janë duke vazhduar në nivelin e nëngrupeve punuese.
Ai i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se Rusia po tenton të rrisë presionin në bisedime përmes deklaratave publike./REL
Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se bisedimet e p...
Antaoliy Fedoruk, kryetari i qytetit të Buchas në Ukrainë, q...
Agresioni rus në Ukranë ka ndikuar ekonomitë e vendeve në th...
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka komentuar armat...
Të paktën 13 persona kanë mbetur të plagosur në një sulm në ...
Gjermania tha më 12 prill se ka parë raportimet se Serbia ka...
Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe kancelari Rishi Sun...
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Polonisë tha se ka arre...
Gjiganti teknologjik Nokia ka njoftuar se do të largohet nga...
KroaciaKroacia është vendi i parë ballkanik që lejon pacient...
Në fillim të pushtimit rus të Ukrainës, Moska njoftoi se kis...
Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski beson se qeveria...
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrel e ka...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha sot pas ...
Ministria e Jashtme e Francës ka shpallur gjashtë agjentë të...
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Ukrainë vazhdoi sot punë...
Ndërsa Finlanda dhe Suedia konsiderojnë anëtarësimin në NATO...
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se lufta e Rusisë kundër ...
“SDP do të jetë pjesë e qeverisë së pakicës, por nuk është e...
Çmimet e naftës në Gjermani tani janë ndër më të lartat në E...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...