Alqi Bllako u dorëzua pasi mori statusin “pentito”
Pesë ditë ka zjgatur arratia e ish deputetit socialist Alqi ...
Arrestimi i ish?deputetit socialist Alqi Bllako është kthyer nga drejtësia në një lojë kuka-fshehtasi.
Alqi Bllako ndodhej prej 5 ditësh në arrati, siç e ka konfirmuar më herët CNA.al, dhe është dorëzuar mëngjesin e sotëm rreth orës 3.00 në Drejtorinë e Policisë Tiranë.
Dhe ky dorëzim ka ardhur pas shumë negociatave të familjarëve dhe avoaktit me Policinë po edhe pas kushtit për të marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur nga drejtësia.
Por policia dhe SPAK-u dali me dy versione për arrestimin e Bllakos.
Policia ka njoftuar mëngjesin e sotëm rreth orës 7.25 se Bllako ndodhej që prej mbrëmjes së djeshme në Policinë e Tiranës.
?Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.
Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar?, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
Ndërkohë që më herët mediave, pra mbrëmjen e së enjtes se Bllko nuk ndodhej në ambjentet e Policisë.
Nga ana tjetër SPAK thotë se e arrestuan Bllakon në orën 03.30 të mëngjesit të sotëm, duke konfirmuar kështu lajmet e publikuara nga CNA.al, që pas orës 3 të mëngjesit është dorëzuar dhe më pas janë kryer procedurat e arrestimit.
?Në orën 15.45, të datës 31.03.2022, vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Alqi Bllako i është dhënë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit. Vendimi është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 01.04.2022?, thuhet në njoftimin e SPAK.
SPAK ka zbardhur dinamikën se si kanë rrjedhuar situatat për arrestimin e Alqi Bllakos.
Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.187 të vitit 2020, në Regjistrin e Njoftimit të Veprave Penale në Prokurorinë e Posaçme me datë 18.03.2022, është regjistruar emri i shtetasit Alqi Bllako, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale ?Shpërdorimi i detyrës?, në bashkëpunim dhe ?Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë?, të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal.
Me shkresën Nr.2407 Prot., datë 29.03.2022, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme i ka kërkuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. Kërkesa është shoqëruar me dokumentacionin përkatës.
Me shkresën Nr.1274/4 Prot., datë 29.03.2022, ardhur nga Kuvendi, jemi njoftuar se kërkesa për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako do të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që do zhvillohet me datë 30.03.2022, ora 18.00.
Me shkresën Nr.2407/4 Prot., datë 30.03.2022 kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në lidhje me kërkesën e paraqitur në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, duke i kërkuar mbajtjen nën mbikqyrje të deputetit dhe njoftimin e prokurorit të çështjes nëse deputeti do paraqitej në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me shkresën Nr.1274/7 Prot., datë 30.03.2022 (ardhur në Prokurorinë e Posaçme në orën 19.40) na ka njoftuar për anulimin e mbledhjes së Këshillit për Rregullore, Mandatet dhe Imunitetin, për arsye se deputeti ka depozituar kërkesën për heqje dorë nga mandati deputetit. Neni 71, pika 2, shkronja ?b? e Kushtetutës parashikon se: ??mandati deputetit mbaron kur deputeti heq dorë nga mandati??.
Me shkresën 2407/6 prot., datë 30.03.2022 (dorëzuar në gjykatë në orën 20.30) nga Prokuroria e Posaçme i është kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimi i masës së sigurimit personal ?arrest në burg?, për shtetasin Alqi Bllako, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal.
Me vendimin Nr.26, datë 31.03.2022, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit personal ?arrest në burg?, për shtetasin Alqi Bllako. Vendimi është vënë në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme në orën 15.30 të datës 31.03.2022.
Në orën 15.45, të datës 31.03.2022, vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Alqi Bllako i është dhënë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit. Vendimi është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 01.04.2022./ CNA.al
Pesë ditë ka zjgatur arratia e ish deputetit socialist Alqi ...
Dje në mbrëmje, mediat kanë raportuar, pasi morën informacio...
Çmimi i naftës ka pësuar sërish ulje këtë mëngjes, kurse ben...
Ish deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako i ka mashtruar...
Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë 1982, Qem...
CNA.al mësoi nga burime të sigurta se Alqi Bllako nuk është ...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, dhe Alban Dudushi janë p...
Top Channel e ka pranuar sonte publikisht se është pëdorur ...
Ish deputeti i PS Alqi Bllako i cili akuzohet për aferën e i...
Për Alqi Bllakon, GJKKO vendosi sot masën e sigurisë “arrest...
Ashtu si sot edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë...
Sot në mbrëmje, Top Channel në një kronikë të tij ka reagu...
Në qarqet mediatike javëve të fundit është diskutuar emri i ...
Qeveria ka njoftuar se dita e shtunë, pra data 2.4.2022 do t...
Endrit Habilaj ka akuzuar pronaren e Top Channel se u ka v...
Oerd Bylykbashi, deputet i PD, pjesë e Komisionit të Ritheme...
Emisioni Top Story nuk do të transmetohet më në ekranin e ...
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka cak...
Nga Mitro ÇelaMITRO ME PSEUDONIM?! Si zakonisht ora 20:00. B...
Lulzim Basha dhe servilët e tij janë tashmë ligjërisht të sh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...