web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Ilir Meta ishte kryetar shteti me axhendë politike"/ Gjiknuri: Na duhet një president që di të jetë mbi palët

28 Mars 2022, 14:52, Politikë CNA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, në një intervistë televizive, ka folur në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri. Ai u shpreh se pavarësisht se do të preferohej një figurë e kundërta e atij që ka qenë deri tani, një president që di të qendrojë mbi palët, gjithçka ngelet në duart e Kuvendit. Gjiknuri ka shtuar se Presidenti Meta ka qenë një kryetar shteti me një axhendë politike.

?Patjetër ne kemi filluar që të bëjmë një lloj hulumtimi paraprak, sesi do të zhvillohet ky proces. I takon Kuvendit dhe ky proces zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë. Ne do të donim një president që të ishte antipodi i asaj që ka qenë vitet e fundit. Kemi pasur një presidenti mirëfilli partiak me axhendë politike, me plan se çfarë do të bënte në ditët që do të mbaronte Presidentin apo e kthehu Presidencën në një instrument politik të opozitës, pra në dobi të opozitës apo në funksion të planeve të opozitës. Ne nuk do donim këtë gjë. Ne do të donim një president që di të qëndrojë mbi palët. Shqipëria në të kaluarën ka pasur shembuj të mirë ku presidentët kanë qëndruar mbi palët pavarësisht nga fakti se si janë propozuar apo kush forcë e ka dhënë mbështetjen. Mendoj se ky proces këtë duhet të synojë?, tha ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga