LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas Bashës/ Edhe ish nënkryetarja e PD lë zyrën

27 Mars 2022, 20:54, Politikë CNA

Çmontimi i bunkerizimit të selisë së Partisë Demokratike ishte hapi i parë që ndërmorri Komisioni i Rithemelimit, pas vendimit të gjykatës.

Lulzim Basha, një ditë pas dorëheqjes, shkoi në zyrën që kishte për gati 9 vite dhe mblodhi të gjitha sendet e tij personale, ndërsa mësohet se ai ka marrë tashmë një zyrë të re pranë selisë së PD, në ?Tore Drin? në katin e 10-të.

Ndërkohë që CNA.al, mëson se edhe mbështetësja më e afërt e Bashës, Jorida Tabaku, ish nënkryetare e PD ka mbledhur sendet personale dhe është larguar nga zyra që ka mbajtur. Ende nuk dihet nëse edhe asaj do i siguroj ish kryetari ndonjë ambient të ri apo jo.

Kujtojmë këtu se, çmenduria e Bashës kishte kaluar limitet dhe pritshmëritë. Tonelata hekur dhe qindra kamera ishin investimi miliona euro që ai kishte bërë për bunkerizimin e selisë së PD.

CNA.al raportoi hap pas hapi çdo gjë nga çmontimi i PD, ndërsa bëri publik edhe një raport studimi shkencor, një analizë politike e Bashës, duke publikuar 5 pikat e para të simptomatikës individuale./E.K-CNA.al

Del studimi shkencor për Lulzim Bashën/ Këto janë 5 pikat e para simptomatike individuale për ish kreun e PD

Luli duhet të shkojë në psikiatri!

Foto-Video/ Vijon çmontimi i selisë së PD nga blindimet e Bashës  

Video- ?Çmenduritë? e Bashës nuk kanë fund/ Pas blindimit të selisë me hekur, zbulohen kamerat e fshehta

Aventurat e Bashës/ Zbulohet sa kamera ka vendosur në seli dhe çmimi i tyre

 

Lajmet e fundit nga