LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrahja brutale e kuzhinierit Indrit Çela/ Zbardhen detaje të reja, ja arsyeja e konfliktit

21 Mars 2022, 12:22, Aktualitet CNA

Detaje të reja kanë dalë rreth ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë, ku kuzhinieri Indrit Çela është rrahur brutalisht nga dy vëllezërit Ernest e Donald Luka.

Burime nga policia për gazetarin e Klan News, kanë zbuluar se konflikti mes vëllezërve Luka dhe kuzhinierit Indrit Çela ka ndodhur 5 muaj më parë, ku shkak i konfliktit është bërë një parakalim i gabuar i makinës.

Sipas policisë Çela nuk ka qenë person kyç i konfliktit, pasi kunati i kuzhinierit dhe një person tjetër kanë rrahur fillimisht me mjete të forta dy vëllezërit.

Ditën e ngjarjes, vëllezërit Ernest dhe Donald Luka kanë patur informacion se Çela do të lëvizte, pasi ai kishte ndarë një foto duke treguar se po zbriste në Rinas, duke i zënë pritë dhe e kanë rrahur pranë Urës së Gjoles.

Njëri prej vëllezërve ka pranuar autorsinë pas arrestimit ndërsa nuk ka dhënë shumë detaje rreth ngjarjes së ndodhur muaj më parë.

Ndërsa kuzhinieri Çela nuk ka pranuar se është rrahur por sipas tij ka pësuar aksident. Sipas burimeve policore, pritet që ai të merret sërish në pyetje duke qenë se tashmë ka përballë pamjet filmike të rrahjes.

Ndërkaq Ernest Luka është arrestuar, ndërsa vëllai i tij Donaldi është shpallur në kërkim nga policia.

Lajmet e fundit nga