web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë/ Ndërrojnë jetë katër persona

6 Mars 2022, 07:31, Kronika CNA

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e katër personave ka ndodhur pas mesnatës së mbrëmshme në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:15, ku një automjet me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi A. A.

Gjithashtu, është dëmtuar shtetasja R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi A.A., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./CNA.al





Lajmet e fundit nga