web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rëndohet gjendja e të plagosurit në Vlorë/ Trasportohet drejt Tiranës, çfarë gjeti policia në makinën e djegur

5 Mars 2022, 21:16, Kronika CNA

Detaje të reja kanë dalë nga atentati në qytetin e Vlorës ku mbeti i plagosur Romeo Meçaj, 30 vjeç, pranë stadiumit ?Flamurtari?. 30-vjeçari është transportuar në gjendje të rëndë drejt Tiranës.

Autorët dyshohet se e kanë pritur të fshehur Meçajn pranë stadiumit, ndërsa kanë pasur dijeni të lëvizjeve të tij.

Pas të shtënave ata u larguan me shpejtësi, ndërsa dogjën automjetin e tyre në zonën e quajtur ?Shtatë Pallatet?, pranë Ujit të Ftohtë. Policia gjeti dhe sekuestoi brenda saj, dy kallashnikov të djegur, të cilët dyshohet se u përdorën për të qëlluar në drejtim të 30-vjeçarit Meçaj.





Lajmet e fundit nga