web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qarkullimi i makinave me xhama të zinj/ Policia e Korçës ndëshkon shoferët

4 Mars 2022, 14:33, Kronika CNA

Sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transpotit Rrugor Korçë, kanë ushtruar kontrolle të përbashkëta për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët qarkullojnë me xhama të errësuar, në kundërshtim me ligjin.

Aksioni policor është ushtruar në akset rrugore urbane të qytetit të Korçës e Pogradecit dhe në akset rrugore interurbane të qarkut, nga shërbimet e policisë rrugore dhe specialistët e kontrollit fizik të automjeteve nga DRSHTRR, për të kryer verifikim mbi certifikatat e errësimit të xhamave dhe duke përdorur aparatin përkatës të përcaktimit të nivelit të errësimit të tyre.

Në këtë kuadër gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Korçës, janë evidentuar në shkelje të ligjit 8378, datë 22.07.1998, neni 72.9.12 ; VKM nr. 153, datë 07.04.2020 dhe udhëzimit nr. 5, datë 07.10.2019, “Për miratimin dhe certifikimin e xhamave të errësuar me materiale të fabrikuara dhe homologuara nga prodhuesi për përdorimin e tyre në autovetura” të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në total 40 drejtues të cilët janë ndëshkuar si më poshtë:

20 drejtues mjetesh, me masë administrative në vlerën 15.000 lekë, për xhama të errësuar të mjeteve të tyre.

4 drejtues mjetesh të cilët nuk posedonin certifikatën për errësimin e xhamave.

16 drejtues të tjerë, të cilët posedonin certifikatën, por kishin xhamat e mjetit me përqindje më të lartë errësimi sesa certifikata e lëshuar.

Këto kontrolle do të vijojnë të kryhen edhe në ditët në vijim.

#Për_më_shumë_siguri_rrugore





Lajmet e fundit nga