web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë në Greqi/ Masakrohet me thikë familja shqiptare

2 Mars 2022, 21:02, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku 4 anëtar të një familje shqiptare, janë gjetur të pajetë në zonën e Andravidës në Ilia.

Sipas policisë lokale,ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës. Ndërsa viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje,identiteti të cilëve ende nuk bëhet publik.

Mësohet se policia po heton rastin, por ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes. Sipas policisë, dy janë pistat e hetimit. E para ajo e krimit brenda familjes, ku pas një sherri bashkëshorti ka ekzekutuar bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e mitur të familjes, e më pas ka vrarë veten.

Dhe pista tjetër e hetimit është ajo e vrasjes nga ish-bashkëshorti i viktimës, i cili ka ekzekutuar ish bashkëshorten, fëmijët dhe bashkëshortin e saj, e më pas është larguar pasi ka lënë të gjallë fëmijën e tij 11 vjeç që kishte me viktimën.

 





Lajmet e fundit nga