LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shi dhe dëborë në të gjithë vendin/ ARRSH tregon akset, ku duhen përdorur zinxhirë

1 Mars 2022, 08:02, Sociale CNA
Shi dhe dëborë në të gjithë vendin/ ARRSH tregon akset,

Reshjet e borës dhe të shiut kanë vështirësuar qarkullimin e automjeveteve në disa akse rrugore.

Sipas ARRSH qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha rrugët ndërkohë që në Krujë-Sarisalltik rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

?Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit vendi është përshkuar nga mot me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore

Kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat

Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale në Krujë-Sarisalltik rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore?, thuhet në njoftimin e  ARRSH-së./CNA.al

Lajmet e fundit nga