Qesh mirë kush qesh i fundit
Marr shkas nga një bisedë e fundit me mesazhe me Gonxhen r...
Marr shkas nga një bisedë e fundit me mesazhe me Gonxhen r...
Jorida Tabaku ka marrë ‘shpatën e luftetares’ së inceneratorëve, e shikojmë në media, e shikojmë në komision, por në fakt nuk është ajo kalorsja e vërtetë por thjesht lojtarja e radhës në shërbim të pazarit Rama-Basha.
Kalorsit e vërtetë janë mediat të cilat e kanë denoncuar këtë skandal 7 vite më parë sapo ka filluar inceneratori Elbasanit. Kanë qenë mediat investigative si BIRN, CNA.al, TPZ, të cilat nxorrën fillimisht dokumentet, por i duhej Jorides 8 vite që ta kuptonte se duheshe bërë një komision parlamentar për inceneratorët kur i fundit prej tyre është firmosur 5 vite më parë në 2017, a thua se Jorida, PD, nuk ka qenë në Parlament e nuk kanë qenë aty, por kanë bërë disa konferenca sporadike të cilat i kanë filluar në shtator të vitit 2020 dhe më pas kanë heshtur.
Por ajo që bie në sy është qasja, që ka Jorida Tabaku.
Po ta shohim në komisione, Jorida Tabaku nuk flet për Erion Veliajn. Kryebashkiaku i Tiranës është një nga njerezit i cili ka dhënë pëlqimin për ngritjen e inceneratorit por Jorida po ta shohim është mjaft e kujdesshme në qëndrimet e saj që ka ndaj Lali Erit, për të mos thënë që i ka qëndrime gjysëm të shfryra politike, ndonjëherë ia përmen emrin me gojë të mekur.
CNA.al, pasi bëri një vëzhgim, ka zbuluar se Erion Veliaj i ka dhënë një leje ndërtimi një prej biznesmenëve më të mëdhenj në vend, por për të zhvilluar një pronë ku është përfshirë Jorida Tabaku dhe familjarët e saj.
Bëhet fjalë për një leje ndërtimi dhënë tek Fusha e Aviacionit, ku Jorida Tabaku do marrë përqindjen e luanit pas lejes që ka dhënë Erion Veliaj për zhvillimin e pronës se saj.
‘Kompleks banimi me 9 ndërtesa kryesore me 7, 8, 11 dhe 12 kate mbi tokë dhe kate parkimi nëntokë. Ofron 90?000m2 apartamente, 60?000m2 ambjente tregtare dhe 34?000m2 hapësirë parkimi. Vendndodhja: ?Ish-Fusha e Aviacionit? Afati i Përfundimit: 2022 Sipërfaqe Totale: 140?000m2.”
Kjo është dhe lidhja që Jorida hesht për Lali Erin, sepse ka marrë leje për biznesmenë që Basha i akuzon si oligarkët.
Leja dhënë nga Erion Veliaj është dhe çelsi që i ka mbyllur gojën nënkryetarës së Lulzim Bashës e cila prej disa kohësh është kthyer në njeriun që po bën betejën e inceneratorëve kur në fakt është e vonuar , totalisht e paaftë në drejtimin e komisionit , e dështoi thuajse farë këtë të fundit, por u desh vullneti dhe ndërhyrja e ambasadës së SHBA-ve për ti zgjatur afatin dhe qartazi duket se Jorida më shumë se sa zbardhjen e të vërtetës për çështjene inceneratorëve kërkon që ta përdori çështjen që ka tashmë si një armë për interesat e saj ekonomike dhe financiare që lidhen me biznese dhe prona.
CNA.al nesër do të sjelle të tjera detaje dhe fakte në lidhje më këtë ndërtim, në lidhje me këtë leje që ka dhënë kryebashkiaku Veliaj për Jorida Tabakun dhe më tej do të sjellim dhe fakte tronditëse për pasurinë e njeriut që po përpiqet të duket një politikane e ndershme e pastër që po lufton inceneratorët, por në fakt pas fasadës qëndrojnë skandale, prona dhe pasuri, marrëdhënie biznesi dhe tregtie me kundërshtarët politik, si rasti i Veliajt e të tjera të cilat CNA.al do ti sjellë dhe në ditët në vijim./CNA.al
Ndërsa ish ministri i Ministri për Infrastrukturën dhe Enegj...
Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar si një maskaradë polit...
Në seancën e sotme në Kuvend është votuar për gjashtë anëtar...
Afera e inceneratorëve ka çuar pas hekurave ish ministrin e ...
Profesori dhe akademiku Artan Fuga ka komentuar vendimin e G...
Juristi Sokol Hazizaj ka komentuar vendimin e Gjykatës Kusht...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano k...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kus...
Gazetarja Klodiana Lala, e ka cilësuar si të paprecedentë pu...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Gjykatë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledia Nano, ...
Banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit janë mbledhur s...
6 nga anëtarët e trupës gjykuese kanë votuar kundër shkarkim...
Ndër fotot që u shkrepën në ceremoninë e inaugurimit të ince...
Open Data Albania nëpërmjet programit të saj Ndiq Paratë ka ...
Banorët e ‘5 Majit’ vijojnë të protestojnë kundër aksionit t...
Gazetarja Aleksandra Bogdani ka nxjerrë detaje të tjera për...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish këtë të enjte, në...
Aq të bollshme kanë qenë paratë e fituara nga kompanitë e in...
Nuk do të ketë luftë frontale mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku shtetasi R. B., ...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...