web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet në Policinë e shtetit/ Gledis Nano “freskon” edhe kabinetin e tij

17 Shkurt 2022, 13:12, Aktualitet CNA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka ndërmarë një tjetër hap, sa u përket lëvizjeve në polici.

Lëvizjet pritet të bëhen në Tiranë, në nivel drejtuesish  brenda Drejtorisë së Përgjithshme pa prekur rrethet.

Një ditë më parë, CNA.al raportoi për emërimin e  Oltion Bistrit në krye të forcave Operacionale, ndërsa ende nuk dihet se kush do të shkojë në krye të Policisë së Lezhës.

Sot CNA.al ka mësuar për të tjera lëvizje që Nano i ka në shënjestër.

Bujar Ahmeti, i cili u zëvëndësua nga Oltion Bistri, do të transferohet në krye të Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve.

Ahmeti ka shkuar në vend të Idajet Faskaj, ndërsa ky i fundit pritet të emëroeht Drejtori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Nga drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse pritet të lëvizë edhe  Theodhori Gravani, pritet të shkojë në krye të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun dhe Eventeve.

Nano nëpërmjet këtyre lëvizje do të freskojë edhe kabinetin e tij.

Kështu mësohet se Bilbil Mema pritet të emërohet këshilltar i Nanos dhe në vendin e tij, në krye të Drejtorisë Akademisë së Policisë pritet të shkojnë Ilir Mandro ose Albert Dervishi./CNA.al





Lajmet e fundit nga