Kundër shembjes së banesave/ Banorët e '5 majit' sërish protestë para Kuvendit
Banorët e ‘5 Majit’ vijojnë të protestojnë kundër aksionit t...
Open Data Albania nëpërmjet programit të saj Ndiq Paratë ka bërë së fundmi një renditje të kompanive që kanë ndarë mes tyre fondet për rikonstruksionin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Sipas databazës së këtij shërbimi në krye të listës është kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici dhe kompanitë e tij..
Bashkimi i Operatorëve BOT, me katër biznese kryesuar nga Kevin Construksion është deri tani klienti më i suksesshëm në kontraktimet për Programin e Rindërtimit, sqaron Open Data. “BOT Kevin Construcion në bashkëpunim me Company Riviera 2008, Mela shpk dhe Pepa Group ka fituar dy kontrata Minikonkursesh me vlerë total pa Tatim Vlera e Shtuar prej 3 777 430 000 Lekë (tre miliard e shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë milion e katërqind e tridhjetë mijë).
Open Data Albania ka renditur bizneset e njoftuara si Ofertues të Suksesshëm në Procedura Kontraktimi për Programin e Rikonstruksionit pas Tërmetit.
Të dhënat janë pjesë e monitorimit të Kontraktimeve përmes dy databazave, Kontraktime Programi i Rindërtimit në Bashki dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit FSHZH.
Procedura për kontraktim për Programin e Rindërtimit, është bërë në bazë të një Ligji i ndryshëm nga legjislacioni normal për Prokurimet.
Procedurat janë të gjitha të kufizuara, pa garë të hapur me bazë Ligjore Kreun VI, Procedurat e Prokurimit Publik, të Aktit Normativ me fuqinë e Ligjit nr. 9, datë 16.12.2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 97/2019, në datën 18.12.2019. Ligj për të cilin është kërkuar dy herë në Gjykatë Kushtetuese shfuqizim si antikushtetues.
Bashkimi i Operatorëve BOT, me katër biznese kryesuar nga Kevin Construksion është deri tani klienti më i suksesshëm në kontraktimet për Programin e Rindërtimit. BOT Kevin Construcion në bashkëpunim me Company Riviera 2008, Mela shpk dhe Pepa Group ka fituar dy kontrata Minikonkursesh me vlerë total pa Tatim Vlera e Shtuar prej 3 777 430 000 Lekë (tre miliard e shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë milion e katërqind e tridhjetë mijë).
Objekti i Kontratave lidhet me dy minikonkurse të cilat përkojnë Minikonkursi nr. 1 për 677 banesa dhe Minikonkursi nr. 2 për 743 banesa. Këto minikonkurse janë zhvilluar nga autoriteti Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Secila nga shoqëritë në këtë bashkim operatorësh ka edhe të tjera kontrata nga Programi i Rindërtimit, si operator i vetëm pa bashkëpunim, apo në bashkëpunime të tjera.
Në vendin e dytë si operator i suksesshëm renditur sipas vlerës qëndron shoqëria Gjikuria me 2 260 049 999 Lek për 5 kontraktime me Fondin Shqiptarë të Zhvillimit për Procedurë Rindërtimi në banesa civile dhe objekt arsimor. Edhe Gjikuria ka të tjera kontraktime të Rindërtimit në procedura ku konkurron në bashkim operatorësh.
Në vend të tretë sipas vlerave qëndron përsëri një bashkim përbërë nga Ante-Group shpk me Ferro Beton & Construction Co shpk . Ky bashkim operatorësh ka fituar një kontratë
Rindërtimi përmes Fondit Shqiptar për Zhvillim dhe një tjetër me Bashkinë Tiranë po Rindërtim.
Vlera totale është 2 182 717 646 (dy miliard e njëqind e tetëdhjetë e dy milion e shtatëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet e gjashtë) Lekë. Të dy shoqëritë e Bashkimit Operator kanë edhe kontrata të tjera në bashkëpunime me njëra tjetrën dhe operatorë të tjerë. Kështu FerroBeton &Construction Co ka bashkëpunuar edhe me Alesio 14 apo Inerti shpk për ndërtime në Programi i Rindërtimit zona 5 Maji Bashkia Tiranë.
Në vendin e katërt si Operator të Programit të Rikonstruksionit sipas vlerave fituese deri dhjetor 2021, qëndron shoqëria Salillari. Ajo ka siguruar nga Rindërtimi kontraktime me vlerë deri 1 760 388 300 Lekë, Salillari ka fituar me Fondin projekte për rindërtimi në Vorë dhe me Bashkinë Tirane për rindërtime në Kombinat dhe 5 Maji.
G.P.G. COMPANY SHPK është ne vendin e pestë të Bizneseve të përzgjedhura për Kontraktim Programi i Rindërtimit. Me vlerë kontraktimi 1 332 081 367 (një miliard e treqind e tridhjetë e dy milion e tetëdhjetë e një mijë e treqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH, kjo shoqëri ka kontrata me Fondin për banesa në Krujë, Shijak e Durrës sikurse objekt arsimor, dhe një një rast kontraktime me Bashki për Fondin e Rindërtimit.
Dhjetë Klientët më të mëdhenj në renditje janë sëbashku 25.3% të totalit prej 67.6 miliard Lekë tenderime me njoftim apo lidhje kontrate për Programin e Rindërtimit, rezultate vitit 2020 dhe 2021.
Lista renditjes vijon me bashkimin e operatorëve Senka shpk, Dajti Park 2007 dhe Erzeni/Sh shpk vlera 1.31 miliard lekë.
BOT Kronos Konstructioni shpk Everest shpk dhe Arb&Trans 2010 shpl me 1.26 miliard lekë.
Bashkimi Pe-vla-ku shpk me degën në Kosovë ka 1.23 miliad lekë.
Bajrami N Shpk &Zdravo shpk kanë 1.1 miliard lekë.
Të dhënat janë për njoftime ftuesish apo kontraktime të njoftuara pa vlerë TVSH.
Shumë nga Punët, megjithëse janë njoftuar fituesit që në vitin 2020 dhe janë zbatuar procedura të kufizuara më afate të minimaliste për të garantuar veprimin emergjent, nuk ka ende finalizim apo njoftim për finalizim kontrate. Kjo kryesisht për projekte në territorin e Bashkisë Tiranë. Kjo edhe për shkak të vonesave në projektime dhe zhvillime të territoreve.
Programi i Rindërtimit është një Program i Qeverisë Shqiptare, iniciuar pas Tërmetit të datës 26 Nëntor 2019.
Ky Program parashikon ndërtime të reja dhe Rikonstruksione të objekteve për banim dhe infrastrukturës urbane pas vlerësimit të dëmeve për shkak të Tërmetit. Qeveria Shqiptare organizoi në bashkëpunim me Partnerët në datën 17 shkurt 2020 një Konferencë Donatorësh në Bruksel, ku deklaroi nevojën për të garantuar një ndihmë prej 1.15 bilion Euro nga dhurime, asistenca, grandet dhe kredi të buta. Ndihma e huaj në disa raste u karakterizua me pezullime dhe ndërprerje për shkak të krizës së Pandemisë që përfshiu mbarë botën në vitin 2020. Aktualisht rezultojnë procedura të finalizuara me njoftim fituesi apo lidhje kontrate për Programin e Rindërtimit në vlerën 67.6 miliard lekë, nga të cilat mbi 35 miliard u përkasin bashkive./CNA.al
Banorët e ‘5 Majit’ vijojnë të protestojnë kundër aksionit t...
Gazetarja Aleksandra Bogdani ka nxjerrë detaje të tjera për...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish këtë të enjte, në...
Aq të bollshme kanë qenë paratë e fituara nga kompanitë e in...
Nuk do të ketë luftë frontale mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas...
Avokatja Margarita Kola ka nxjerrë një detaj të pazakontë në...
Edith Harxhi, ish zv.ministrja e Jashtme ka folur për konfli...
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja lidhur me dëshm...
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për operacionin e autor...
Ish deputeti demokrat, Klevis Balliu ka denoncuar një skanda...
Ministri i Mbrojtjes z. Niko Peleshi po merr pjesë në takimi...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se duk...
Ka vijuar mes debatesh edhe ditën e sotme komisioni hetimor ...
Policia Federale Gjermane i dhuron Repartit Special RENEA, 2...
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka dëshmuar...
15 mijë shqiptarë janë deportuar nga zona shengen 2 vitet e ...
Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka firmosur të tj...
Lulzim Basha kryetari i shkarkuar i PD, ikën nga drejtësia ...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar masë disiplimore ...
Pa dekretit të Presidentit Ilir Meta për emërimin e Arbena A...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...