“Fluturojnë” inceneratorët/ Qindra mijëra dollarë për agjenci turistike
Koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri, i cili ka filluar p...
CNA.al ka denoncuar nëpërmjet disa shkrimeve, me dokumente zyrtare aferën e inceneratorit të Tiranës. Një kontratë koncesionare, 128 milionë euro e firmosur në vitin 2017, por ende nuk ka një incenerator.
Është thjeshtë dhe vetëm një landfill, i cili iu kushton taksapaguesve shqiptarë gati 10 milionë dollarë në vit, dhe dhjetëra milionë dollarë të tjera, të cilat vijnë nga pagesat që ajo merr nga bizneset private, nga gërmimet dhe ndërtimet e pallateve apo hedhjen e mbetjeve inerte.
Pra, gati 5 vite pas firmosjes së kontratës, janë paguar rreth 40 milionë dollarë nga Qeveria dhe Bashkia e Tiranës, por incenerim të mbetjeve nuk ka.
Denoncimet e CNA.al janë vërtetuar sot edhe nga anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët.
Një grup deputetësh, të kryesuar nga kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku ishin sot në Sharrë, ku deputetja e PD theksoi se në Tiranë nuk kryhet incenerim mbetjesh.
?Sot arritëm në konkluzionin, që këtu nuk kryhet incenerim, mund të ketë bojatisje, akacie, kodra me pemë, por procedura për të cilën kjo procedurë është kryer , djali drejtuesi teknik me shumë xhentilesë na shpjegon që kryhet një proces për menaxhimin embetjeve që është profesional, por kjo kontratë koncesionare sot për ne nuk po zbatohet, ajo që ndodhi në Fier që nuk ka incenerator, nuk ka as në Tiranë, ka landfill, po jo proces incenerimi?-tha Tabaku.
Nga ana tjetër, është vetë drejtori teknik, i cili pranon se nuk ka ende incenerator, pasi sipas tij është në fazë ndërtimi.
?Faza ndërtimore është 6 vjet, dhe ka nisur punimet nëntor 2020?-tha drejtori Teknik.
Po ashtu Tabaku hodhi akuza edhe ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa theksoi se ka shtyrë marrjen e lejes për inceneratorin e Tiranës, por pagesat kryhen.
?Veliaj ka shtyrë marrjen e lejes për inceneratoritn e Tiranës, ndërkohë që ju paguheni. Jemi në shkelje të kushteve të kësaj kontrate, përvec faktit që është një afere korruptive.?-tha Tabaku.
Drejtori Teknik: Është në fazë ndërtimi dhe është brenda afateve të ndërtimit.
Ina Zhupa: E keni marrë lejën në 2019, ku jeni me punimet, sa është data sot, Jemi në 2020. Kush është procesi që kryeni?
Drejtori Teknik: Është i raportuar në të gjitha institucionet shtetërore, shkarkohen mjetet, bëhet diferencimi i mbetjeve, karton, plastik, metale, ndodh pas shpinës tuaj.
Jorida Tabaku: Nga cilat Bashki vijnë mbetjet?
Drejtori Teknik: Tiranë Durrës dhe Kavajës.
Jorida Tabaku: Sa ton bëni në ditë?
Drejtori Teknik: Është variable, nuk ka një shifër fikse.
Jorida Tabaku: Kur duhet të përfundojnë punimet?
Drejtori Teknik: Faza ndërtimore është 6 vjet, dhe ka nisur punimet nëntor 2020.
Jorida Tabaku: Tarifa është e integruar duke përfshirë edhe incenerimin dhe shitjen e energjisë, po merrni një tarifë që nuk ndodh, po ju jeni duke u paguar.
Drejtori Teknik: A biem dakord që jemi në fazë ndërtimore?
Jorida Tabaku: Veliaj ka shtyrë marrjen e lejes për inceneratoritn e Tiranës, ndërkohë që ju paguheni. Jemi në shkelje të kushteve të kësaj kontrate, përvec faktit që është një afere korruptive./CNA.al
Avokatët e krimit/ Mbrojtësit e hajdutëve të taksapaguesve
51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve
FOTO-FAKT/ Koncensioni 128 milionë euro vetëm një kapanon
AFERA 128 milionë euro/ 13 shkelje ligjore në njoftimin e Kontratës
Koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri, i cili ka filluar p...
Mimoza Bejko nga Pogradeci ankohet në emisionin Fiks Fare se...
Ka dy momente në lidhje me denoncimin që po bëhet nga Komisi...
Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me aferën korr...
Qytetarja Majlinda Gjeta ka kontaktuar eksperten Manjola Bel...
Autoklava në QSUT u vendos në vitin 2017 e cila do të trajto...
Nga Elton QynoNë një kohë kur ish-ministri i Brendshëm, Saim...
Miliarda lekë të taksave të shqiptarëve janë dhënë për incen...
Emisioni Stop në Tv Klan ka investiguar rastin e marrjes së ...
Javën e kaluar emisioni “Stop” transmetoi pamje të Qendrës s...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës shkatërrimin e Parku...
Pas denoncimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Far...
Nga Klodian Tomorri Një javë më parë në sportelet e Qendrës ...
Shtrëngimi i masave për kalimet në kufi nga shumë shtete, rr...
Inceneratori i Tiranës, një kontratë koncesionare e firmosur...
Banorët që jetojnë pranë varrezave të reja të qytetit të Dur...
Të tjera detaje dhe fakte, vijojnë të dalin në dritë në li...
Mund të duket një titull i çuditshëm, një gabim në formulimi...
Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar publikimin e një të Bo...
Historia e koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri, duket ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...