58 operacione, qindra të arrestuar/ Policia e Shtetit në një muaj
Policia e Shtetit ka bërë bliancin e punës për muajin Maj....
Policia e Shtetit ka bërë bliancin e punës për muajin Maj....
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës shkatërrimin e Parkut Rinia në Elbasan, një investim 250 milionë lekë të reja nga Rilindja Urbane.
Megjithëse parku është bërë funksional para dy vitesh e gjysmë, ai është kthyer në strehë të përdoruesëve të lëndës narkotike dhe një banjo e madhe publike në mes të qytetit industrial.
Parku është i vetmi vend i gjelbëruar në qytet dhe është ndërtuar në vitet ?70. Ai është rikonstruktuar në vitin 2002, ndërkohë që së fundmi është rikonstruktuar në vitin 2017, ku Bashkia e Elbasanit përfitoi një grant prej 250 milionë lekësh nga Fondi i Zhvillimit të Rajonave. Projekti ka përfunduar në vitin 2019, por vetëm dy vite e gjysmë pas përurimit, parku është bërë jo funksional.
Sipas dokumenteve që disponon Fiks Fare, firma zbatuese ka qenë Bajrami-N shpk, ndërkohë që projektues të parkut ka qenë ?Drejtoria e projektimit në Bashkinë Elbasan?. Afati i punimeve ka qenë 15 muaj, ndërkohë që parku është bërë funksional në fillim të vitit 2019. Gjithsej, sipas dokumenteve që disponon Fiks Fare, sipërfaqja e të gjithë parkut është 82 mijë e 120 metër katrorë.
Fiks Fare siguroi disa fotografi të bëra publike në momentin e investimit, ku dukej edhe maketi i cili ?vizitohej? nga të moshuar dhe familje me fëmijë. Por, dy vite e gjysmë pas rindërtimit, gjendja është e mjerueshme. Kanali që duhet të funksiononte si shëtitore, është kthyer në një banjo e madhe publike. Madje, ai frekuentohet vetëm nga përdorues të lëndëve narkotike, ndryshe nga maketi i prezantuar që do të mbushej me të gjitha grupmoshat! Në mes të parkut, projektuesit kanë bërë një kanal të madh me disa ?xhepa?. Këto xhepa janë kthyer në banjo të mëdha publike. Ndërkohë, nga vëzhgimi i Fiks Fare në atë vend gjen shiringa të përdoruesve të drogës.
Gazetarët e Fiks Fare biseduan me banorë të Elbasanit, të cilët thanë se parku ka qenë më mirë kur nuk ishte investuar. Sipas tyre, parku përdorej nga çdo grupmoshë, por prej 2019-ës, parku ka filluar të braktiset. ?Shiko, s?ka stola për ne pensionistët. Edhe gjelbërimi ka ikur. Por skandal është ky kanali. Atje çfarë s?ka! Atje rrinë vetëm përdoruesit lëndës narkotike? pohojnë disa banorë, ndërsa të tjerë pohojnë se ?e bënë për veten e tyre?.
Pas ankesave, gazetarët e Fiks Fare shkuan në kanalin në mes të parkut, i cili duhej të ishte një pikë çlodhëse për banorët vendas. Por, nga vëzhgimi rezultoi se ka mbetje ushqimore trupore, ndërkohë që gazetarët gjejnë edhe shiringa të përdorueseve të lëndëve narkotike. Vëzhgimi u bë në fillim të javës, në mes të ditës. Por, sërish gjejnë disa përdorues të lëndëve narkotike që marrin heroinë. Gazetarët bisedojmë me përdoruesit, ku njëri thotë se është 30 vjeç dhe tjetri 29. Ata thonë se kanë vite që marrin lëndë narkotike. Në momentin që gazetarët shkuan për t?i takuar, dy përdoruesit e kishin bërë gati heroinën dhe do e merrnin me shiringë. Por, pas një bisede të shkurtër, ata largohen.
Bisedë me dy përdorues që konsumojnë heroinë në mes të ditës në Parkun Rinia në Elbasan
Gazetari ? Hë mo çuna?!
Përdoruesi 1 ? Mirë, si kaluat?
Gazetari ? Po merrni veten në qafë.
Përdoruesi 1 ? Ça të bëjmë.
Gazetari ? Sa vjeç je?
Përdoruesi 1 ? 30.
Gazetari ? Po ti?
Përdoruesi 1 ? 29.
Përdoruesi 2 ? 29.
Gazetari ? Nga jeni ju?
Përdoruesi 1 ? Këtu nga Elbasani.
Gazetari ? Nga Elbasani?
Përdoruesi 2 ? Po.
Gazetari ? Po vini përditë këtu?
Përdoruesi 1 ? Jo, nga njëherë kështu.
Përdoruesi 2 ? Po nga njëherë kështu, nga njëherë.
Gazetari ? Po punoni?
Përdoruesi 1 ? Jo.
Gazetari ? S?jeni në punë?
Përdoruesi 1 ? Ncnc.
Gazetari ? Po ku e gjeni, ku e gjeni?
Përdoruesi 2 ? Po ça do bëjmë, ça do bëjmë! E kemi nga shefi i madh.
Gazetari ? Nga kush?
Përdoruesi 2 ? E kemi nga shefi i madh, e pimë vetë.
Gazetari ? Nga qejfi?
Përdoruesi 2 ? Po nga qejfi i madh.
Gazetari ? Po ku i gjeni lekët që e pini?
Përdoruesi 1 ? Mbledhim kanaçe.
Gazetari ? Mblidhni kanaçe?
Përdoruesi 2 ? Po.
Gazetari ? Ça është e kuqe (heroinë) ajo?
Përdoruesi 1 ? Ëëëë.
Përdoruesi 2 ? Po.
Gazetari ? Me çfarë e bëni, me shiringë?
Përdoruesi 1 ? Po.
Gazetari ? Ku e bëni?
Përdoruesi 1 ? Po këtu (te krahu).
Gazetari ? Në duar?
Përdoruesi 2 ? Ee.
Gazetari ? Sa vjet po bën ti?
Përdoruesi 1 ? Hec ikim, s?na lënë rehat.
Gazetari ? O djali le shiringën!
(Largohen)../tch
Pas denoncimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Far...
Nga Klodian Tomorri Një javë më parë në sportelet e Qendrës ...
Shtrëngimi i masave për kalimet në kufi nga shumë shtete, rr...
Inceneratori i Tiranës, një kontratë koncesionare e firmosur...
Banorët që jetojnë pranë varrezave të reja të qytetit të Dur...
Të tjera detaje dhe fakte, vijojnë të dalin në dritë në li...
Mund të duket një titull i çuditshëm, një gabim në formulimi...
Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar publikimin e një të Bo...
Historia e koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri, duket ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në Proku...
Në Shtator të vitit 2018 emisionit “Stop” ka transmetuar ras...
Julian Laboti nga qyteti i Lushnjes në vitin 2019 përmes rrj...
Kryeministri Edi Rama është munduar këto ditë të thotë se po...
Ish qjyqtarja dhe prokurorja e Kukësit, Fahrije Vata për 13 ...
Në vitin 2014 dhe 2016 në emisionin “Stop” janë transmetuar ...
Raporti i performarncës kryer nga KLSH së fundi në lidhje me...
Investimi prej 24 milion lekësh nga UNDP dhe 300 mijë lekë p...
Inceneratori i Tiranës është një nga aferat korruptive të sh...
Koncesioni i inceneratorëve është më i akuzuari në Shqipëri,...
Inceneratori i Tiranës tashmë është segmenti që pret rezulta...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...