LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jo më me kufizime/ Twitter sjell ndryshimin e ri

6 Shkurt 2022, 07:24, Tech CNA
Jo më me kufizime/ Twitter sjell ndryshimin e ri

Twitter është një nga rrjetet socilae më të përdorura nga njerëzit veçanërisht nga politikanët, të cilët për statuse sa më të shkurtra zgjedhin Twitter, pasi ka një numër të kufizuar karakteresh, rreth 280 karaktere.

Por duket se kjo do të marrë fund së shpejti, pasi Jane Manchun Wong po punon për një veçori të re të quajtur Twitter Artikuj, duke i lejuar përdoruesit të postojnë mesazhe më të gjata.

Zonja Wong postoi një pamje nga ekrani se si do të duken në Twitter Artikuj në Twitter këtë javë.

“Twitter është duke punuar në “Twitter Artikuj” dhe aftësinë për të krijuar një Twitter brenda Twitter,”

Ndërsa pamja e ekranit nuk jep shumë detaje, ajo tregon se artikujt në Twitter mund të kenë seksionin e tyre të dedikuar brenda aplikacionit Twitter.

Në një postim vijues në Twitter, zonja Wong sugjeroi një sërë përdorimesh të mundshme për artikujt në Twitter.

?Do të ketë shumë potenciale me artikullin në Twitter?, shtoi ajo./A.E-CNA.al

Lajmet e fundit nga