LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti i KLSH-së që “arreston” SPAK-un

4 Shkurt 2022, 11:40, Denoncim CNA

Mund të duket një titull i çuditshëm, një gabim në formulimin e tij, por në fakt është e vërtetë. Është një rast, i pa ndodhur më parë në Shqipëri, një rast i padëgjuar.

Afera më e madhe e këtyre 30 viteve, e cila shkon mbi 400 milionë euro, ku përballë saj ndodhen tre kontrata koncesionare, me vlerë 178 milionë euro, ku pronarët e këtij koncesioni janë shpallur në kërkim, truri i këtij koncesioni, drejtor nëpër kompanitë zinxhir të inceneratorëve ka bashkëshorten në kërkim. Stela Gugallen e inceneratorit të Elbasanit. Ku punimet i ka kryer kompania ITS e Klodian Zotos.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,Më pas ky ndërton një tjetër kompani Integreted Technology Waste Treatment. Më pas shkon e regjistron një kompani në Hollandë, në Amsterdam në një zinxhir guackash të quajtura Integrated Energy, më pas vjen në Tiranë dhe e shet si kompani hollandeze. Dalin dokumentet që është vetë Klodian Zoto. E kështu me radhë.

Të gjitha këto në fund, pas gati shtatë vitesh kanë sjellë një reagim nga SPAK, nga organet ligjzbatuese në Shqipëri, të dyshimta totalisht pas Reformës në Drejtësi dhe është arrestuar ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Denoncimet

Ka qënë BIRN, CNA.al, mediat e para që kanë denoncuar. Më pas ka qënë Nisma Thurje, e cila ka çuar dhe një kallëzim në SPAK. Por, së fundi ky institucion tha se ishin kallëzimet e PD-së dhe LSI-së, që çuan në arrestimet që ndodhen.

Shtatë vite u deshën, pas denoncimeve të para për incenerarorin e Elbasanit që SPAK të zbulonte se kishte pasur korrupsion dhe shkuan e gjetën lekët në ?xhepin? e Lefter Kokës, ish-ministri i Mjedisit.

Në fakt 178 milionë euro nga buxheti i shtetit për tre kontrata koncesionare, 22 milionë euro në Elbasan, 28 milionë euro në Fier dhe 128 milionë euro në Tiranë nuk mund të bëhen nga një ministër i vetëm.

Duhet një vullnet politik mbi këtë ministër, sepse ka edhe vendime qeverie të marra brenda një dite, të cilat kanë pasur një ?levë? që i ka lëvizur të gjitha. Këtu përfshihet e gjithë godina e Kryeministrisë dhe Zoti Rama nuk mund të heqë përgjegjësinë e tij e të thotë se ?përgjegjësia është individuale?.

Po Kryeministri për çfarë është, kur ministrat e tij kapen duke vjedhur?

Pavarësisht se Zoti Koka mund të ishte i LSI-së, çfarë do të thotë? Se çdo ministër i LSI futet në Qeveri e vjedh e bën çfarë të dojë ?

Raporti i KLSH zbardh aferën

Përtej këtyre fakteve të denoncuara nga media, hetimi i SPAK, arrestimi i një ish-ministri, justifikimi i Kryeministrit, e të tjera si këto, ka edhe një detaj tjetër.

Raporti i KLSH-së, që burgos SPAK-un.

Po, është një raport së fundi i kryer nga KLSH-ja. Duhet të jetë i dyti ose i treti i bërë nga ky institucion për inceneratorët.

Një vullnet që duket qartazi. Një institucion që ka kapur të ?gjallë? të gjithë hajdutët e Qeverisë. Në ministrinë e Mjedisit, në institucionet e tjera. Ministri, po të qeverisë ?Rama?, që një herë kthejnë përgjigje negative, e më pas kthejnë përgjigje pozitive. Ministri që kundërshtojnë, e më pas aprovojnë. Njësi zbatimi apo Komisione Vlerësimi që nuk ekzistojnë.

Sipas kontrollit të KLSH-së, rezulton se nuk ka pasur as datë as vend për shpalljen e fituesit dhe nuk dihet sesi fituesi i inceneratorit të Tiranës ka marrë dijeni për hapjen e ofertave. Nuk gjenden dokumenta. Të tjera janë mangut. Nuk figurojnë në system. Bashkia e Tiranës dhe Qeveria paguajnë 10 milionë dollarë në vit për incenerim mbetjesh, kur ky proces nuk ndodh.

Në landfillin e Sharrës, sipas kontrollit të fundit të KLSH-së, thjeshtë dhe vetëm janë hapur disa gropa duke shfrytëzuar kodrat e zonës, janë sistemuar ato dhe gjenerohen me miliona euro. Këto jo vetëm nga paratë që jep shteti, por edhe nga paratë që jep biznesi privat. Kryesisht të ardhura që vijnë nga ndërtimet e kullave në Tiranë. Pra, nga mbetjet e inerteve, nga hapjet e gropave, e të tjera si këto.

Incenerator nuk ka. Miliona të ardhura nga biznesi privat. Ky është fakti që ka ndodhur në Tiranë. Nga volumet e punimeve të një kontrate të firmosur në vitin 2017, sot në vitin 2022, asnjë prej tyre nuk ka përfunduar 100%. Përveç rrethimit dhe disa gropave të sistemuara në kodrat e Sharrës, ku hidhen mbetjet inerte, me të cilat kompania e Klodian Zotos gjeneron para për xhepin e saj.

Janë po këto kompani, që KLSH i ka kapur gjallë në një raport të plotë performance, i cili tregon nga A-ZH, se çfarë ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës.

Një raport që “arreston” dhe ?kap të gjallë? SPAK-un./CNA.al

Foto lajm/ Ku është inceneratori?

51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve

Raporti i ri i KLSH/ Miliona për inceneratorin inekzistent, provohet vjedhja kolosale  

INCENERATORI I TIRANËS nga skandali në skandal/ Si u zhytën institucionet shtetërore në një aferë korruptive

RAPORTI I KLSH/ Inceneratori i Tiranës u kundërshtua nga institucionet shtetërore, kosto dhe risk i lartë

Dy biberona për Dritan Prençin dhe Vladimir Marën e SPAK

Lajmet e fundit nga