LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama mbulon me 3D skandalin e Eko-Parkut/ Zbulohet pse hesht Basha për tenderin 15 milionë euro

31 Janar 2022, 12:12, Politikë CNA
Rama mbulon me 3D skandalin e Eko-Parkut/ Zbulohet pse hesht Basha për

Kryeministri Edi Rama po kujdeset që të mbulojë me pamje propagandistike dhe 3D, skandalin e tenderit të Eko-Parkut, që është zhvilluar me procedura të dyshimta abuzive. Por duket se shpenzimi i 15 milionë eurove nga taksat e shqiptarëve për këtë projekt të dyshimtë, duket se nuk e ka shqetësuar aspak deputetin Lulzim Basha, duke heshtur. Kjo mund të shpjegohet me faktin se ai ka një bashkëpunim me njërën nga kompanitë fituese të Eko-Parkut.

Kryeministri Edi Rama po mundohet të mbulojë me pamje propagandistike skandalin 15 milionë euro të Eko Parkut të Porto Romanos, ndërkohë që nga grupi politik i drejtuar nga Lulzim Basha prej shumë kohësh nuk ka pasur asnjë kritikë mbi tenderin skandaloz të zhvilluar në fillim të vitit 2020 nga Agjencia Kombëtare e Mbetjeve, e drejtuar në atë kohë nga Alqi Bllako.-raporton Syri TV.

Në një postim në rrjete sociale, Rama shkruan se së shpejti ajo zonë do të jetë atraktive për fëmijët e prindërit e tyre. Projekti, sipas premtimeve publike të vetë Ramës, duhet të përfundonte në 1 qershor 2021, ndërkohë që aty vijojnë punimet. Megjithatë, vonesa në zbatimin e investimit është problemi më i vogël.

Projekti për shndërrimin e landfillit të Porto Romanos në Eko-Park është shoqëruar që në krye të herës me dyshime për procedura abuzive tenderuese. Mbi këto dyshime publike, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, ka nisur një hetim, i cili prej dy vjetësh vijon të mbetet në sirtarët e prokurorëve specialë. Tenderi u zhvillua me procedurë të mbyllur, ?me negocim pa shpallje paraprake? dhe u fitua nga një bashkim operatorësh ekonomikë, të përbërë nga italianët e ?De Mare? srl dhe ?Victoria Invest International?, një filial i kompanisë mëmë të biznesmenit nga Elbasani, Fatmir Kuçi.

Kompania italiane ?De Mare? është një prej bashkëpunëtoreve më të ngushta të biznesmenit në kërkim, Klodian Zoto, në ndërtimin e landfillit të Sharrës në Tiranë dhe atij të Fierit. Ndërkohë, ?Victoria Invest?, një kompani, e cila së fundmi është ndaluar të marrë pjesë në tendera publikë, njihet ndër të tjera për afërsinë me kryetarin e shkarkuar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Disa vite më parë, në media u publikuan dokumente zyrtarë, të cilat provonin se mjeti që përdor edhe aktualisht deputetit Basha, ai me targë ?AA 111 EN? është në pronësi të kompanisë ?Victoria Invest? të Fatmir Kuçit.

Me sa duket, kjo duhet të jetë arsyeja që Partia Demokratike për sa kohë ishte nën drejtimin e Lulzim Bashës, nuk ka ngritur asnjë pretendim mbi skandalin 15 milionë euro të tenderit për Eko-Parkun e Porto Romanos. Në janar 2020, Agjencia Kombëtare e Mbetjeve shpalli rezultatet e tenderit ?Mbyllja e vend-depozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park, Durrës?, me fond limit 16.8 miliardë lekë të vjetra. Të dhënat zyrtare tregojnë se Agjencia Kombëtare e Mbetjeve ka paguar deri në maj të vitit 2021 rreth 15 miliardë lekë të vjetra.

Mbyllja e menjëhershme e landfillit të Porto Romanos shkaktoi emergjencë mjedisore në seri në Durrës, Shijak e Kavajë, pasi nuk kishin vend për depozitimin e mbetjeve urbane. Bashkitë e këtyre qyteteve u detyruan nga qeveria ?Rama? që të nënshkruanin kontrata aspak favorizuese me kompaninë koncesionare të landfillit të Sharrës, ?Integrated Energy BV?, për të depozituar plehrat në vend-depozitimin e Tiranës.

Skandali/ Fituesi i tenderit 15 milion euro në Porto Romano u regjistrua në QKB 3 ditë para procedurës

Pazari me Ramën/ Basha kërkon t?i japë kunatit tenderin 15 milion euro

Dokumenti-Klodian Zoto dhe Top Channel, edhe pas tenderit 15 milion euro për Porto Romanon

Lajmet e fundit nga