LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Demokratët e Patosit braktisin Bashën/ Kryetari i shkarkuar detyrohet të kthehet në rrugë

26 Janar 2022, 16:19, Politikë CNA
Demokratët e Patosit braktisin Bashën/ Kryetari i shkarkuar detyrohet

Demokratët e Patosit nuk e kanë pritur Lulzim Bashën në takimin për 31 vjetorin e themelimit të PD-së në këtë zonë.

Deklarata është bërë nga deputeti Flamur Noka, I cili në një dalje televizive tha se në orën 11:00 duhej të ishte zhvilluar takimi në Patos, por aty ishte vetëm Enkelejd Alibeaj dhe Basha është kthyer në rrugë.

?30 demokratë ishin nga Patosi, 10 të importuar nga Mallakastra, 10 nga Lushnja dhe 10 nga Fieri, prandaj Lulzim Brava ktheu në rrugë dhe la vetëm Alibeajn ti përshëndeste këta 60 persona. Demokratët e Patosit, sot e kanë braktisur shoqatën e bravave?, u shpreh Flamur Noka./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga