LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Gjakpirës, hajdutë”/ Berisha akuza Agron Kapllanajt: Si i fitove 32 milionë euro me bashkitë socialiste?

26 Janar 2022, 15:56, Politikë CNA
“Gjakpirës, hajdutë”/ Berisha akuza Agron Kapllanajt: Si i

Lideri historik i PD, Sali Berisha, gjatë takimit në Patos ka shpërthyer në akuza ndaj Lulzim Bashës, kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, si dhe ndaj Agron Kapllanaj.

Berisha është shprehur se Basha ka shitur selinë që Rama dhe Veliaj të ndërtojnë pallate, duke e quajtur projektin, Projekti i katër hajdutëve.

Ndërkaq nuk ka kursyer as të komanduarin e Bashës, Agron Kapllanaj, duke thënë se bashkë me Bashën, Ramën dhe Veliajn  është një gjakpirës, që për të ndërtuar pallatet e tyre, prishën shtëpitë e qytetarëve.

?Me cilin je ti i dashur demokrat, me atë që ju hedh gaz lotëjsellës, lëngje neuroparalizuese, votuesve të tij që s?ka ndodh ndonjëherë,  apo je me demokratët e Patosit dhe të Shqipërisë të cilët duhet të qëndrojnë si opzitar të vërtetë. Duhet të luftojnë kundër një regjimi të bazuar në krim.

Me cilin je ti demokrat , me Lul Bravën e parkut të 4 hajdutëve që ka shitur selinë për të ndërtuar pallate me Ramën dhe Veliajn.

Me pallat Kapllanin që fiton dhjetëra e dhjetëra milionë euro që vjen në Tiranë dhe prish shtëpitë e qytetarëvë. Këta janë gjakpiërës, hajdutër. Ja po i them Pallat Kapllanit:

Ti them unë atij Pallat Kapllanit, si i fitove 32 milionë euro me bashkitë socialiste këtë periudhë? Sa pagove? Tani na hiqesh si demokrat. Ti je një turp që duhet të largohesh menjëherë nga PD. Sigurisht se mund të ketë marrë ndonjë pallat te Parku 4 hajdutëve.?, shprehet Berisha./ A.E-CNA.al

Lajmet e fundit nga