web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jota vendimtar, Liverpooli mposht Arsenalin dhe prek finalen

20 Janar 2022, 21:57, Sport CNA

Liverpuli do të diskutojë përballë Çelsit finalen e Kupës së Ligës së Angli, pasi ka prerë sot biletën për finalen e turneut duke eliminuar Arsenalin. Pas ndeshjes së parë të përfunduar pa gola, sot takimin e ka vendosur Zhota me dy gola për të kuqtë.

Portugezi shënoi në minutën e 19 të sfidës me një aksion individual ku kaloi këdo që i dilte para dhe më pas çoi sferën në rrjetë me një gjuajtje befasuese për portierin kundërshtar.

Ndërkohë, në pjesën e dytë ai shmangu një pozicion jashtë loje, për të goditur përsëri duke kaluar topin mbi portierin dhe vulosur fitoren 2-0 që i siguroi ekipit të tij praninë në finale.





Lajmet e fundit nga