Jo vetëm Milano, stadium të ri mund të ketë edhe Roma

20 Janar 2022, 18:33, Sport CNA
Jo vetëm Milano, stadium të ri mund të ketë edhe Roma

Nuk do të ketë vetëm Milano një stadium të ri. Prej vitesh Roma i ka propozuar bashkisë së kryeqytetit për të ndërtuar një impiant të ri dhe diçka e tillë mund të zyrtarizohet shumë shpejt.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, ditët në vijim do të ketë një takim mes presidentit të Romës, Friedkin dhe kryetarit të ri të bashkisë, Roberto Gualtieri.

Në shkrimin e gazetës thuhej se bashkia tashmë është e gatshme të dëgjojë të gjitha propozimet që klubi ka. Takimi do të mbahet të enjten e ardhshme në Campidoglio, ku të dyja palët do të flasin për stadiumin e ri.

Një hap i rëndësishëm ky për Romën, që mund të shikojë të konkretizuar tashmë një ëndërr që e ka prej vitesh. Një kërkesë e klubit që më parë ka marrë vetëm përgjigje negative.

Lajmet e fundit nga