“Një mediokër i lidhur me bandat dhe Qeverinë”/ Hoxha: Basha vazhdon të digjet

19 Janar 2022, 09:55, Politikë CNA
“Një mediokër i lidhur me bandat dhe Qeverinë”/

Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha e ka cilësuar Lulzim Bashën si një ?qiri I fëlliqur?, që vazhdon të digjet.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se Basha është një mediokër i lidhur me bandat dhe Qeverinë.

Më tej ai thekson se sot kemi të gjithë demokratët kundër Edi Ramës dhe një grup Basha që pretendon pronësinë mbi objektet dhe materialet e PD.

?Luli është një njeri medioker, që bën gjithçka për të mos u fikur si qiri i fëlliqur, por vazhdon të digjet me çdo mjet e mënyrë.

Dje zgjodhi të shkonte pranë Shtabit të Komisionit të Rithemelimit për të bërë një takim me 20 gra. E zgjodhi këtë vend, jo se nuk kishte ambient tjetër në Tiranë, por sepse vetëm përmes konfliktit ai ekziston në politikë. Dhe siç kuptohet është e natyrshme që të pritet me protesta dhe reagime nga demokratët.

Ajo që kërkon Luli është mbushja e retorikës politike duke hyrë si pykë mes demokratëve dhe Ramës. Ai ka zgjedhur këtë format për të qënë në qendër të vëmendjes, duke qënë se është inekzistent, si faktor pa ndikim në njerëz. Pra, në javët në vazhdim do të jetë kudo si tabelë qitje për vezë, të shara dhe konflikt vetëm për të patur lajme rreth tij. Këtë e bën vetëm për të mbijetuar pas defaktorizimit që i bënë demokratët këto 4 muaj.

Nga ana tjetër, çdo vezë mbi Lulin është një konçension me shumë nga qeveria për të, e cila po investon para dhe burime njerëzore që të pasqyrohet në media një opozitë e përçarë.

Kjo është strategjia e regjimit Rama-Basha, e cila kërkon vetëm të luajë me emocionet e njerëzve dhe me realitetin e ri politik të krijuar me 11 Dhjetor 2021.

Sot kemi të gjithë demokratët kundër Edi Ramës dhe një grup Basha që pretendon pronësinë mbi objektet dhe materialet e PD.

Në të vërtetë, kur thonë se ne kemi institucionet e PD më vjen të qesh, sepse po të përkthehen në numra janë rreth 300 njerëz total.

Psh. kur thotë kemi grupin parlamentar, dmth kanë rreth 38 veta. Kur thotë kemi Kolegjin e Kryetarëve, dmth kanë rreth 65 veta dhe kur thotë se kemi Këshillin Kombëtar, dmth që kanë rreth 220 persona, sepse të tjerët janë me Sali Berishen. Pra, një total 300-320 personash pretendojnë se janë Patricet apo kalasa sunduese e PD.

Kjo minorancë nuk meriton gjithë vëmendjen tonë.

Kjo minorancë, e cila përfaqësohet me Bashën dhe shoqërohet në takime nga njerëz të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, është dëshmia që Luli bën të kunderten e asaj që deklaron.

Këto ngjarje kanë pasqyruar të mundurin Basha në formën e tij reale dhe pa filtra. Një medioker i lidhur me bandat dhe Qeverinë, të cilët duan të shesin vendin dhe të ardhmen e Shqipërisë për interesa personale financiare.

Përballë këtyre sfidave është jetike që grupi i rithemelimit të gjejë strategjinë e duhur për mobilizim dhe rezistencë kombëtare ndaj stabilokracisë.

Luli është vetëm samari i mushkës së krimit dhe korrupsionit.

Beteja jonë është me njerëzit dhe për njerezit, të cilët janë sot të çoroditur nga larmia e lajmeve dhe diskursi politik i orientuar nga konflikti.

Ne jemi duke u organizuar në terren dhe kjo nuk mjafton për të qënë në lartësinë e nevojes që vendi ka sot.

Ne duhet të jemi pranë të gjitha grupeve të interesit, të cilat kanë mbetur pa përfaqësim dhe pa ofertë politike sot.

Ne duhet të paraqesim modelin e ri politik një orë e më parë para shqiptarëve, të cilet akoma kanë kureshtjen se si do të konfigurohet politika nesër. Ata presin tashmë prej nesh të jemi opozita e vendit, pavarësisht sa mandate kemi në Parlament. Ata presin prej nesh zgjidhjen e problemeve te tyre dhe e kuptojne mire se perballe nesh kemi marreveshjen e 17 Majit 2017.

Luli eshte qartesisht Ministri per Opoziten ne Kabinetin Rama dhe meriton te trajtohet si i tille. Beteja jone eshte per demokratet dhe shqiptaret, me te cilet do te permbysim kete regjim.

Ky eshte mendimi im rreth akualitetit dhe rruges qe duhet te zgjedhim.?-shkruan Lisandër Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga