Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Meta bën një tjetër lëvizje

19 Janar 2022, 09:31, Politikë CNA
Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Meta bën një tjetër lëvizje

Presidenti Ilir Meta ka bërë një tjetër lëvizje, për datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore në gjashtë bashki, oa kryetar.

Kështu, mësohet se presidenti Ilir Meta i ka bërë një ftesë publike partive parlamentare që të marrin pjesë në një konsultim.

Në këtë takim konsultiv, palët duhet të vendosin së bashku mbi datën e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.

Kujtojmë se presidenti Meta ka deklaruar se pa kryetarë janë 6 bashki, konkretisht Vora, Dibra, Shkodra, Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi.

Ndërkohë që KQZ thotë se nuk ka asnjë informacion se Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi janë pa kryetarë./CNA.al

Lajmet e fundit nga