web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘Shtëpia e barit’ në Shkodër/ Lirohen pak orë pas arrestimit 5 punonjësit e OSHEE

15 Janar 2022, 18:49, Kronika CNA

Pesë punonjësit e OSHEE që u arrestuan si të dyshuar për shpërdorim detyre pas zbulimit të një laboratori droge në Bërdicë të Shkodrës, janë liruar sërish mbrëmjen e sotme.

Policia arrestoi mëngjesin e sotëm 8 persona, mes të cilëve dhe 5 punonjësit e OSHEE të dyshuar se nuk kanë konstatuar vjedhjen e energjisë elektrike tek shtëpia e drogës.

Por prokurori Gëzim Spahiu ka urdhëruar lirimin e tyre dhe ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e 5 punonjësve të OSHEE.

Punonjësit e OSHEE që u liruan janë Indrit Taraboshi, Pavlin Çarri, Agron Hoxha, Hektor Lami dhe Bledar Ahmeti.





Lajmet e fundit nga