Imunologu Sulçebe: “Arma” e fuqishme nuk janë ilaçet por doza përforcuese

6 Janar 2022, 08:55, Lifestyle CNA
Imunologu Sulçebe: “Arma” e fuqishme nuk janë

Imunologu Genc Sulçebe, shprehet se doza përforcuese është thelbësore për të siguruar mbrojtjen e duhur nga virusi.

Sipas tij, doza e tretë duhet të merret pas 4-5 muajve,  pasi nivelet e anti-trupave bien, pasi të mbron deri në 70 përqind.

?Kjo valë nuk ka arritur akoma kulmin, kemi akoma. Me gjithë imunizimin, ky është i pjesshëm dhe jo i plotë. Dhe ka njerëz të brishtë, të moshuar, me sëmundje të ndryshme, të cilët mund të kalojnë dhe jo aq mirë dhe mund të përfundojnë në spitale megjithëse kanë bërë vaksinën. Studimet tregojnë se e vetmja mbrojtje është imunizimi përforcues.

Të tjerat janë të pamjaftueshme. Nëse e kemi kaluar përpara infeksionin, nuk je i mbrojtur. Omicronin mund ta kalosh prapë. Ata që kanë bërë dy dozat e para, vaksinimin primar, janë të pambrojtur primar. Vaksinimi përforcues është ai që mbron në një masë deri në 70 përqind nga sëmundja, ndoshta dhe më tepër nga shtrimi në spital?, tha Sulçebe në ABC Neës.

Sulçebe shtoi më tej se është i nevojshëm imunizimi pasi jemi në fazën fillestare të kësaj vale./CNA.al

Lajmet e fundit nga