LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi: Infektimi me Omicron mund të rrisë imunitetin ndaj Deltës

28 Dhjetor 2021, 20:12, Kosova & Bota CNA
Studimi: Infektimi me Omicron mund të rrisë imunitetin ndaj

Studiuesit në Afrikën e Jugut kanë gjetur se ata persona që janë infektuar me variantin Omicron të koronavirusit kanë më shumë imunitet ndaj variantit Delta.

Përfundimi është rezultat i një studimi të ri të kryer nga Instituti për Kërkimeve Shëndetësore të Afrikës me qendër në Durban, i cili përfshiu 33 persona të vaksinuar dhe të pavaksinuar. Shkencëtarët zbuluan se imuniteti ndaj një ekspozimi të mëtejshëm ndaj Omicronit u rrit 14 herë rreth dy javë pas infeksionit, ndërsa zbuluan gjithashtu se imuniteti kundër variantit Delta u përmirësua 4.4 herë.

Shkencëtarët thonë se imuniteti u rrit veçanërisht tek ata persona që nuk ishin të vaksinuar. Studimi, i cili nuk është rishikuar nga ekspertët e shëndetësisë, është dorëzuar në revistën mjekësore MedRxiv. Një studim i mëparshëm nga Afrika e Jugut zbuloi një rrezik të reduktuar të shtrimit në spital dhe sëmundjeve të rënda nga Omicron, krahasuar me Deltën.

Lloji Omicron është përhapur me shpejtësi në mbarë botën që kur u zbulua për herë të parë në Afrikën Jugore në nëntor./voa

Lajmet e fundit nga