LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Certifikata COVID, dokumenti i vitit si faturë e pandemisë

28 Dhjetor 2021, 14:55, Lifestyle CNA

Pandemia e COVID-19  na shoqëroi gjatë të gjithë vitit 2021 duke ndryshuar mënyrën tonë të jetesës.

Certifikata COVID është një nga termat e cila pa frikë është kryefjala e  viti që lëmë pas, një dëshmi e cila vërteton nëse jemi vaksinuar nga COVID-19, jemi shëruar apo kemi një test negativ.

Ky dokument është kthyer në një detyrim jo vetëm për të udhëtuar por edhe për të marrë një sërë shërbimesh edhe brenda vendit.

Ajo çka duhet theksuar është fakti se certifikata COVID nuk është një dokument udhëtimi, pasagjerët duhet të jenë të pajisur me pasaportë ose kartë identiteti.

Komisioni Evropian e përcakton certifikatën COVID një lehtësi udhëtimi për të ndihmuar qytetarët të mos i nënshtrohem kufizimeve sikundër është karantina.

Ajo do të mbetet në fuqi deri në 30 qershor 2022. Në të jepen edhe të dhëna për llojin e vaksinës që personi mund të ketë kryer, dozën, dhe datën e vaksinimit. Nëse qytetari ka një test negativ dëshmohet tipi i testit dhe koha e kryerjes. Së treti nëse janë shëruar nga COVID-19 duhet të tregojnë datën kur testi ishte pozitiv.

Certifikata mund të jetë në formën e printuar ose në mënyrë digjitale. Edhe qytetarët shqiptarët kanë mundësinë ta shkarkojnë certifikatën COVID në platformën e-Albania.

Të gjithë e kemi vënë re se kjo certifikatë është në gjuhën shqip dhe atë angleze.

Sa i përket llojit të vaksinave,  dozat e  Astrazeneca, Pfizer, Moderna, Johnson janë injeksionet të pranuara nga të gjitha shtetet. Ne varësi të shteteve, pranohen edhe vaksinat kineze të cilat janë aprovuar nga OBSH.

Por si ranë dakord shtete evropiane të pranojnë certifikatën COVID-19?

17 mars 2021 ? Komisioni Evropian propozoi zyrtarisht krijimin e një Certifikate të Gjelbër Digjitale për të rivendosur lirinë e lëvizjes në Bashkimin Evropian.

Maj 2021 ?  Disa Shtete Anëtare Evropiane Italia, Belgjika, Gjermania, Franca dhe Estonia  i bashkohen një programi pilot Green Pass.

22 prill 2021 ? Shtetet Anëtare të BE-së bien dakord për specifikimet teknike të Certifikatës së Gjelbër Digjitale.

1 qershor 2021 ? Vendet evropiane që nisin të lëshojnë Certifikatat e para Digjitale për COVID janë Bullgaria, Çekia, Danimarka, Gjermania, Greqia, Kroacia dhe Polonia.

14 qershor 2021 ? Udhëheqësit e BE-së morën pjesë në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të rregullores evropiane të kalimit shëndetësor për koronavirusin.

?Certifikata Digjitale e BE-së për COVID është një simbol i asaj që përfaqëson Evropa?, u shpreh David Sassoli, Ursula von der Leyen dhe kryeministri portugez António Costa në një deklaratë zyrtare.

A mund të marrin edhe fëmijët një Certifikatë COVID?

Po, fëmijët mund të marrin një certifikatë digjitale  për COVID. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) i ka dhënë dritën jeshile përdorimit të vaksinës BioNTech Pfizer dhe vaksinës Moderna për fëmijët. Fëmijët gjithashtu mund të marrin një certifikatë testimi ose rikuperimi nga virusi.

Këto certifikata mund të merren nga prindërit e tyre dhe të ruhen në aplikacionin e telefonit i të prindërve ose te jene te printuara.

Shtetet Anëtare të BE-së ranë gjithashtu dakord që të miturit që udhëtojnë me prindërit duhet të përjashtohen nga karantina. Fëmijët nën 12 vjeç  duhet të përjashtohen nga testimi.

25 vende jo-anëtare të BE-së iu bashkuan sistemit të certifikatës digjitale të BE-së për COVID, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar etj.

Certifikatat COVID të lëshuara në këto 25 vende pranohen në Union me të njëjtat kushte si Certifikata Digjitale e BE-së për COVID.

Shumë shpejt ky dokument  u shndërrua një kërkesë detyruese nga shumë qeveri të Evropës. Pa të jo vetëm nuk mund të udhëtosh por nuk mund të marrësh shërbime në restorante, të shijosh një koncert, të vizitosh një muze apo edhe të hysh në trena apo autobusë. Ata që nuk binden, gjobiten.

Të shumtë janë ata që e cilësojnë pandeminë një rreng, diçka e stisur nga politika.  Me mijëra kanë qenë ata që kanë protestuar, janë përplasur me policinë duke kundërshtuar me forcë pasaportat COVID dhe forcimin e masave kufizuese.

Një dokument i tillë brenda shteteve është cilësuar nga autoritetet edhe një mjet për të nxitur vaksinimin. Por me shfaqjen e varianteve te reja shumë qeveri nisën të aplikojnë edhe testet negative edhe pse qytetari është i pajisur me një certifikatë COVID.

Vendime që herë pas herë kanë shkaktuar paqartësi dhe kaos në aeroporte.

Masa kufizuese kanë ndikuar fuqishëm reduktimin e udhëtimeve dhe në turizmin ndërkombëtar.

Sipas Barometrit të Turizmit Botëror, aktiviteti global i udhëtimeve u rikuperua ndjeshëm në tremujorin e tretë të 2021, ndërsa mbeti shumë poshtë niveleve para pandemisë. Mbërritjet ndërkombëtare të turistëve u rritën me 58 për qind në tre muajt e verës, deri më 30 shtator krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, por mbetën 64 për qind nën nivelet e vitit 2019.

Duke parë nëntë muajt e parë të vitit 2021, situata duket edhe më e zymtë me ardhjet ndërkombëtare që kanë rënë 20 për qind edhe krahasuar me vitin 2020 dhe 76 për qind nën nivelet e para-COVID.

Ekspertët shprehen se nuk mund të braktisin vigjilencën por  duhet të vazhdojnë përpjekjet për të siguruar akses të barabartë në vaksinime, për të koordinuar procedurat e udhëtimit, për të përdorur certifikatat digjitale të vaksinimit, mënyra këto për të lehtësuar lëvizshmërinë dhe për të mbështetur këtë sektor.

?Skema do të lejojë qytetarët e BE të qarkullojnë më lirshëm brenda BE-së në siguri të plotë shëndetësore dhe do të mbështesë sektorët ekonomikë të varur nga lëvizja e lirë?, tha komisioneri Europian i Drejtësisë, Didier Reynders.

Në tjetër fenomen që është vënë re me nisjen e përdorimit të certifikatave është falsifikimi i tyre e kryesisht nga njerëz që duan të vaksinohen.

Në shtete të ndryshme shumë qytetarë janë arrestuar se kanë falsifikuar dokumentet e vaksinimit.

Ndonëse u shpresua se pandemisë po i vjen fundi, shfaqja e variantit Omicron në muajt e fundit të vitit 2021 riktheu kufizimet në shumë shtete, e pa dyshim që u kufizua lëvizja e lirë.

Madje edhe të vaksinuarit duhet të jenë të pajisur me një test negativ19, vetëm në këtë mënyrë mund të udhëtojnë.

Edhe Shqipëria u prek nga masat të tilla pasi autoritetet në shtete fqinje ishin të vendosur të merrnin masa gjatë festave të fundvitit.

Greqia dhe Italia shtrënguan masat kundër COVID-19 për të gjithë udhëtarët që duan të shkojnë në këto shtete gjatë festave të fundvitit.

Çdo person që udhëton në shtetin grek duhet të paraqesë një test negativ PCR të kryer të paktën 48 orë përpara udhëtimit. Kjo vlen edhe për personat që kanë kryer vaksinën anti-COVID dhe janë të pajisur me certifikatë. Vendimi vlen deri më 10 janar 2022.

Edhe për në Itali,  para nisjes udhëtarët duhet të jenë të pajisur me një test negativ i cili duhet të bëhet 24 orë para nisjes ? ose një test PCR, brenda 48-orëve. Vendimi vlen edhe për personat e vaksinuar plotësisht, edhe ata duhet të kenë një test negativ.

Të gjithë ata që nuk janë vaksinuar do të duhet të hyjnë në karantinë për pesë ditë. Për qytetarët shqiptarë rregullat e tetorit mbeten në fuqi deri me 31 janar 2022. Pra, në shtetin fqinj askush nuk mund të udhëtojë për turizëm.

Qytetarët që udhëtojnë drejt shtetit fqinj duhet të zbatojnë disa rregulla; të jetë pajisur me një test negative të kryer brenda 72 orëve para hyrjes në Itali; duhet të vetkarantinohen 10 ditë në Itali, pas kësaj periudhe duhet të kryejnë tamponin; dhe së treti para se të hyjnë në territorin Italian  duhet të plotësojnë një formular specifik të lokalizimit në format digjital ose në kopje fizike.

Pas marrjes së dozës së dytë dhe shfaqjes së varianteve të reja autoritetet nisën të kërkojnë se është e domosdoshme marrja e një doze të tretë vaksine. Madje doza e tretë duhet të jetë e domosdoshme për të marrë një certifikatë jeshile.

Më 25 nëntor 2021 Komisioni Evropian propozoi se banorët e Bashkimit Evropian verën e ardhshme do të duhet të kenë vaksina përforcuese të COVID-19 nëse duan të udhëtojnë në një vend tjetër të bllokut.

Komisioni dëshiron të harmonizojë rregullat në të 27 vendet e BE-së për të lejuar lëvizjen e lirë, një gur themeli i Bashkimit Evropian.

?Ne i ftojmë shtetet anëtare të fokusohen në një qasje të bazuar tek individi. Kjo do të thotë që mbajtësit e një certifikate të BE-së në parim nuk duhet t?i nënshtrohen kufizimeve shtesë të udhëtimit, ngado që vijnë në Bashkimin Evropian. Në praktikë, kjo do të thotë që shtetet anëtare duhet të pranojnë certifikatat e vaksinave kur nuk kanë kaluar më shumë se nëntë muaj nga seria fillestare e vaksinimit. Pas nëntë muajsh, certifikata e vaksinimit nuk do të jetë më e vlefshme nëse nuk ka pasur një dozë përforcuese?, tha komisioneri evropian Didier Reynders.

Qeveritë e BE-së, të cilat do të duhet të miratojnë rekomandimin e Komisionit, janë të përçara në vendimet e tyre. Greqia propozoi që njerëzit në të ardhmen duhet të udhëtojnë lirshëm nëse kanë marrë një dozë në gjashtë muajt e fundit.

Duke pranuar që imuniteti zbehet me kalimin e kohës, Komisioni Ekzekutiv po propozon që njerëzit të konsiderohen të mbuluar nëse doza përfundimtare e vaksinimit të tyre primar ishte brenda nëntë muajve të fundit dhe se ky përditësim duhet të zbatohet nga 10 janari.

Duke pasur parasysh se shumica e banorëve të BE-së që u vaksinuan morën dozat e tyre përfundimtare në tremujorin e dytë dhe të tretë të 2021, imunizimi i tyre do të skadonte kryesisht nga mesi i vitit të ardhshëm.

Koordinimi i BE-së për lejet për COVID, të cilat tregojnë nëse një mbajtës është plotësisht i vaksinuar ose ka pasur një test negativ të fundit ose shërim nga infeksioni, ka lejuar një lehtësim të kufizimeve në udhëtimet ndërkufitare. Lejet, që zakonisht shihen në pajisjet celulare, lëshohen nga vende individuale, por njihen në të gjithë bllokun.

OBSH deklaron se 2022-shi mund të jetë viti i fundit të pandemisë, pasi ka mjaftueshëm mjete për ta luftuar.

?2022 është viti kur mund t?i japim fund pandemisë. Kemi mjetet e duhura që mund të nxjerrin jashtë loje sëmundjen. Mund të reduktojmë fuqinë e saj, shtrimet në spital dhe njerëzit që kanë nevojë për terapi intensive. Mund ta shkëpusim vdekjen nga COVID-19 dhe të ulim përhapjen e tij?, u shpreh Maria Van Kerkhove nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Por për të parë fundin e pandemisë duhet të shpresojmë dhe të besojmë edhe pse COVID-19 ka ndryshuar shumë aspekte të jetës sonë./euronews

Lajmet e fundit nga