Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
4446 delegatë votuan dje pro shkarkimit të Bashës në Kuvendin Kombëtar të PD-së
E pranishme dje në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike për të parë nga afër organizimin, frymën dhe praninë e delegatëve kaq shumë të përfolur, ajo që më bëri përshtypje kur hyra në stadiumin Air Albania, përveç organizimit tejet të rregullt dhe mbresëlënës, ishte entuziazmi i të gjithë të pranishmëve, ku mbizotëronte njëzëri thirrja: do fitojmë, do ta rikthejmë zërin e PD-së, lirinë e fjalës dhe të votës.
Mesazhi që Berisha përçoi ishte e ardhmja e Partisë Demokratike, duke motivuar demokratët, po ashtu dhe mesazhi pro perëndimor që ai theksoi qartë në fjalimin e tij. Ajo që mbizotëronte dhe shihej lehtësisht, ishte përfaqësimi i të rinjve në këtë Kongres.
Një veçanti e Kuvendit të djeshëm, ishte se kushdo mund ta merrte fjalën dhe të fliste në podium, mjaftonte që të bënte kërkesën aty për aty.
Kjo strategji apo liri fjale, bëri që demokratët të ndihen ngrohtë edhe pse temperatura ishte 8 gradë.
Përjashtimi që iu bë z. Berisha, mesa duket demokratët që i janë bashkuar Foltoreve, e kanë ndierë në vetën e parë, jo vetëm si zgjatje e pushtetit të Ramës, por gati-gati si një përjashtim personal, ku z. Basha nuk mbrojti dot një demokrat aleat si z. Berisha. Ai ia lëshoi dorën në momentin dhe presionin e parë të paraqitur dhe sipas analizës së tyre, z. Basha, në një të ardhme hipotetike, do të mund t?ia lëshonte dorën edhe atyre, e më pas t?i linte në mëshirën e influencave të ndryshme politike.
Ky nuk është veprimi i një lideri, i cili si funksion thelbësor dhe qendror ka mbrojtjen e interesave të anëtarëve të Partisë Demokratike.
Tani kemi një moment shumë të veshtirë në këtë grup të Partisë Demokratike, i cili ndodhet në udhëkryq dhe pritet të marrë një ndër rrugët më të rëndësishme për të ardhmen e saj. Kjo parti i ka të gjitha asetet për të mbetur parti e vetme, e fortë dhe e aftë për t?u përgatitur dhe për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ose përndryshe do të marrë rrugën e përçarjes.
Partia Demokratike është tashmë, një parti e ndarë përgjysmë dhe gjendet në dy pole krejt të kundërta për demokracinë.
Kjo parti tani ka dy zgjidhje: ose të krijohet Partia Demokratike e vërtetë që ka shumicën e anëtarëve të saj, ose të ndjekë rrugën e mbylljes, diktatit, izolimit, që të çojnë në shuarjen e ideve demokratike.
4446 vota delegatësh të Kuvendit Kombëtar, dje, kërkuan shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së. Reagimi i Bashës pas kësaj, duhet të ishte dorëheqja e tij dhe bashkimi i partisë si një trup i vetëm, që do të riniste betejën opozitare të lënë përgjysmë.
Për mua, ajo që e ndihmon këtë situatë, përveç vendimeve të djeshme në Kuvend, është Referendumi, votimi sipas parimit një anëtar, një votë.
Ama këtë herë, kur të vijë momenti i votimeve, duhet të mbahet përgjegjësi duke mos hequr nga lista emrat e anëtarëve të hershëm të Partisë Demokratike, ashtu siç më ndodhi mua, anëtare e kësaj Partie që prej vitit 2014, që nuk e gjeta emrin tim në listat e votimeve të 13 qershorit.
Me sa duket nuk kisha mbështetur aq sa duhet në vetën e parë kryetarin, që të mbaja dhe të mbroja statusin online të anëtarësisë sime.
Krejt ndryshe nga neni i fraksioneve që është lakuar aq shumë në Foltore dhe që dje u miratua në statusin e ri të PD-së, të rithemeluar.
Nga Bejdo Malo……U gëzova shumë kur pashë mbi 3000 forca poli...
Ishte dashuri me shikim të parë. Ai e shikonte në dritë të s...
Përjetova një situatë shumë të veçantë, si asnjëherë më parë...
Nga Ylli DylgjeriFurgona me polici, autoblinda, shihedhesa, ...
Nga Artan Fuga Fajtore e gjithë elita drejtuese e partisë de...
(Lidhur me vizitën e zotit Eskobar në Shqipëri)Mendoj se shq...
11 Dhjetori 2021 do jetë një ditë e madhe në historinë tonë ...
Organizata e Kombeve të Bashkuara nënshkroi më 9 dhjetor të ...
Është fare e thjeshtë për ta përcaktuar se kujt i përket par...
Më 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi i Demokratëve. Me sa po p...
Pikërisht ditën që zv/ndihmës Sekretari i Shtetit Escobar er...
Nga Artan Fuga Për shkencat politike shqiptare është një ras...
Nga Elona CaslliZoti Basha keni zhvilluar sot një aktivitet ...
Të sunduar, asnjëherë sundues!Ne jemi popull i vogël që në h...
Vota zgjidh krizën në Partinë Demokratike!Nuk është nevoja t...
Nga Mentor Kikia“Një vështrim ndryshe mbi ditën që shënoi nd...
‘Asgjë nuk ka ndryshuar që nga momenti kur 85% e anëtarësisë...
Nga Mentor Kikia“Foltorja” është një institucion politik tas...
Nga Klodian Tomorri Në vitet 80’ SHBA-të ishin bërë praktiki...
Pjesa më e madhe e hapsirës mediatike në Tiranë e ka komentu...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...