Analiza/ Pse po vjen Escobar para kuvendit të Berishës
Pjesa më e madhe e hapsirës mediatike në Tiranë e ka komentu...
Nga Klodian Tomorri
Në vitet 80? SHBA-të ishin bërë praktikisht një vend i majtë. Në gjysmë shekullin e fundit, Shtëpia e Bardhë ishte qeverisur plot 35 vjet nga demokratët, ndërkohë që në Kongres dominimi i tyre kishte qënë edhe më absolut.
Në qarqet e elites intelektuale amerikane, në ate kohë, mbizotëronte konsensusi se konservatorizmi kishte vdekur dhe tashmë ishte një rryme e parëndësishme në jetën politike. Prova më e fundit ishte dështimi i Barry Goldwater në primaret brenda Partisë Republikane.
Kriza politike e së djathtes dhe monopartitizmi nuk janë ngjashmëria e vetme e Amerikës së viteve ?80 me Shqipërinë e sotme. Qeverisja e gjatë e së majtes kishte avancuar një sërë politikash, që kishin shkundur jetën sociale të vendit, veçanërisht axhenda gay dhe politikat feministe. Këto ndryshime kishin shkaktuar pakënaqësi të medha tek komunitetet fetare të SHBA-ve.
Nga ana tjeter, taksat e larta dhe shtrëngimi i dares rregullatore kishin mërzitur jo pak eliten koorporatiste amerikane dhe biznesin në teresi. Së fundmi, në atë kohe Shtetet e Bashkuara vuanin nga një kriminalitet i lartë, vecanërisht krimet e natyrës ordinere mbi qytetarët dhe familjet amerikane.
Me pak fjalë, pakënaqësia ndaj qeverisjes të së majtes ekzistonte, por ishte e fragmentarizuar dhe deri në atë kohë askush nga e djathta politike nuk kishte arritur ta kanalizonte këtë pakënaqësi në votë popullore.
Në vitin 1975, Ronald Reagan tentoi të siguronte kandidimin për në Shtëpinë e Bardhë, por humbi në primare ndaj Gerald Ford. Baza republikane mendoi se Reagan ishte i moshuar dhe nuk mund të arrinte t?i siguronte Partisë fitoren. Por 5 vjet më vonë, aktori i dalë në pension u rikthye.
Presidenca e Jimmy Carter kishte qënë problematike. Kriza e ekonomisë amerikane i ishte mbivendosur pakënaqësive të tjera sociale. Reagan arriti të merrte besimin e republikanëve në primare, por mbi të gjitha arriti të siguronte mbështetjen e të gjitha grupeve të rëndësishme të interesit, që ishin të lodhur nga politikat e majta duke filluar nga komunitetet fetare, biznesi, por edhe familjet e trembura nga kriminaliteti dhe të terrorizuara nga ?forcat satanike të liberalizmit?.
Ronald Reagan është ndoshta presidenti më i suksesshëm i SHBA-ve pas Luftës së Dytë Botërore. Ai arriti t?i jepte fund krizës ekonomike duke e rikthyer ekonominë amerikane në kapacitet të plotë, reduktoi kriminalitetin e brendshëm dhe forcoi ndikimin e SHBA-ve në arenën ndërkombëtare.
Por arritja më e madhe e presidences se Reaganit ishte se ajo shpëtoi SHBA-të nga monopartitizmi faktik. Reagan e ktheu Amerikën djathtas. Jo vetëm duke rihapur sërish garën, por duke e detyruar edhe Partinë Demokratike që të zhvendosej me djathtas.
Shqipëria është sot në një situatë identike me atë të SHBA-ve në vitet 80?. Kjo ngjashëri është e dukshme në avancimin e politikave liberale me karakter ateist, që sulmojnë familjen tradicionale.
Së dyti është e dukshme në politikat antibiznes dhe antitreg, që ndryshe nga SHBA-të, në Shqipëri shfaqen përmes crony kapitalizmit dhe kapjes së shtetit.
Po kështu, kriminaliteti dhe korrupsioni janë probleme madhore, që me gjasa do të perkeqesohen më shumë nga mungesa e garës politike. Por ngjashmëria me e madhe është sigurisht ambienti politik.
Me Partine Socialiste prej 12 vitesh në pushtet dhe opozitën në krizë të thellë, Shqipëria po lundron në ujerat e rrezikshem të monopartitizmit. Për një demokraci hibride, ky është rreziku më i madh i mundshëm.
Dhe është një rrezik që dikush do të duhet ta thyejë.
A është Sali Berisha njeriu më i përshtatshëm për ta bërë këtë? Ndoshta jo. A mundet ai ta bëjeë dot? Ndoshta jo. Por të gjithe ne duhet të shpresojmë që të pakten lëvizja e Berishës të arrijë të shkundë ambientin politik. Përndryshe siç thonë amerikanët ?ëe?re all fucked up?. Fundja, kjo është Shqipëria. Reaganet nuk kemi ku t?i gjejmë./CNA.al
Pjesa më e madhe e hapsirës mediatike në Tiranë e ka komentu...
Një deputet i Lulzim Bashës del dhe thotë se demokratët që n...
Nga Luçiano BoçiIshte kjo shprehja-udhëzim e përsëritur disa...
Për shembull, familja mund të jetë vetëm bashkim mes gruas d...
Rreth 3 muaj më parë vendosa ta pasuroj rutinën time të përv...
Nga Brizida GjikondiKy shkrim nuk është i stilit tim, por sh...
Nga Mentor KikiaRafineria e Naftës në Ballsh po çmontohet, p...
Per here te pare Shqiperia hapi Ambasaden e saj ne Australin...
Nga Paulin MarkuËshtë koha që Partia Demokratike dhe anëtarë...
Ka një aksiomë të mirënjohur që spjegon përplasjen e një pol...
Kujtesë mbi pasojat e një lufte barbare të Serbisë së Millos...
Nga Kreshnik SpahiuVendim anti-kombëtar: Partia Demokratike ...
Mbreti Leka, do të mbahet mend dhe do të përkujtohet përjetë...
Në fillim të muajit Mars të këtij viti, Lulzim Basha, nxori ...
Ka një valë lajkatimesh hipokrite e habie të stisur mes përk...
Mënyra se si Lulzim Basha po e zhvillon betejën brenda forcë...
Nga Aurel BylykbashiNe këto dite te ngjeshura me debatin bre...
I dashur Albin, Së pari ju uroj 28 nëntorin, festën e flamur...
Kam vite të tëra që kërkoj fytyra të lumtura në këtë vend po...
Shqipëria mund të mësojë nga Kosova si zhvillohen zgjedhjet,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...