Papa Françesku kritikon ashpër Europën
Fjalimi është fjalim i një Pape të zemëruar. Jo për shkak të...
Instituti për Studimet Politike, ka reaguar në lidhje me deklaratat e politikanëve, me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.
Në një deklaratë në faqen zyrtare, ISP publikon një tabelë, ku theksohet se në perceptimin publik të qytetarëve vetë partitë politike dhe parlamenti (ku përfaqësojnë partitë) konsiderohen 2 nga 4 institucionet/kategoritë më të korruptuara.
Sipas ISP, partitë politike kanë monopolin e vendimmarrjes dhe e përdorin pushtetin për të forcuar mbipushtetin e tyre, për të imunizuar aktet e veta korruptive dhe sistemin korruptiv sesi operojnë partitë, sidomos në fushata elektorale dhe në raportet me burimet shtetërore.
?Dita kundër korrupsionit! Me siguri politikanët e lartë, ministra e deputetë, kryetarë partish dhe mbështetësit e tyre, do të dalin sot në media të flasin për angazhimin e tyre heroik kundër korrupsionit, për strategjitë, premtimet, vullnetin, betimet, etj, etj. Por përpara se media të vetëshndërrohet tribunë e keqpërdorur nga politikanët dhe zyrtarët e lartë, është e rëndësishme që dikush tu kujtojë atyre se në perceptimin publik të qytetarëve vetë partitë politike dhe parlamenti (ku përfaqësojnë partitë) konsiderohen 2 nga 4 institucionet/kategoritë më të korruptuara.
Drejtësia e korruptuar?
Po, ndaj po bëjmë vettingun dhe po zhbëhet sistemi i vjetër, ndonëse me kosto të lartë administrative dhe periudhë të gjatë tranzicioni.
Po për politikën, partitë dhe përfaqësimin politik, për parlamentin dhe bashkitë?
Nuk ka ende as reformë, as vetting, as konsensus apo ide për ndryshim dhe as vullnet për të ndryshuar.
Përkundrazi, ato kanë monopolin e vendimmarrjes, pra për gjykimin e nismave për ndryshim që vijnë nga zërat jashtë partive politike dhe për pasojë, ato e përdorin pushtetin për të forcuar mbipushtetin e tyre, për të imunizuar aktet e veta korruptive dhe sistemin korruptiv sesi operojnë partitë, sidomos në fushata elektorale dhe në raportet me burimet shtetërore.
Dita kundër korrupsionit nuk duhej ta gjente Shqipërinë një nga vendet e pakta në kontinent ku asnjë politikan nuk është nën akuzë finale dhe në proces gjykimi për korrupsion edhe kur politikanët konsiderohen gjerësisht të korruptuar. Një vend që dërgon në burg qytetarin që nuk paguan dot dritat apo që proteston për të mbrojtur teatrin kombëtar dhe nuk heton, nuk gjykon dhe nuk dënon zyrtarë e politikanë që rezultojnë të përfshirë në skandale të shumta korruptive, që kanë lidhje me grupe kriminale e mbështeten prej tyre, që dalin në dosjet hetimore të hetimeve të grupeve mafioze rajonale, që citohen si abuzues të fondeve shtetërore nga raportet e KLSH dhe institucioneve të tjera, që promovojnë punësimin partiak në shtet, karrierën klienteliste ne shtet, monopolin në ekonomi dhe përdorin e buxhetit shtetëror dhe pasurisë kombëtare në funksion të klientëve të vet financiarë dhe elektoralë, apo që kanë marrë peng partitë, vendimmarrjen dhe përfaqësimin e tyre politik, – tregon se është një vend në krizë, është një vend me probleme serioze, është një oligarki dhe sistem korruptiv që gërryen demokracinë, vlerat dhe imazhin publik të saj.
Koha për transparencë, llogaridhënie, fund pandëshkrueshmërisë dhe për reformë thelbësore në legjislacionin e financimit, organizimit dhe funksionimit të partive politike dhe të raportit të tyre me shtetin.?-thuhet në deklaratën e ISP./CNA.al
Fjalimi është fjalim i një Pape të zemëruar. Jo për shkak të...
Muaji i festave ka ardhur dhe atmosfera është ngrohur nga zb...
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, nga foltorja e Kuvendi...
Nga Edith Harxhi dhe Nikolla KedhiShqipëria është një vend k...
Ambasada Amerikane në vendin tonë, ka dhënë alarmin për korr...
Ambasadorja Yuri Kim ka dhënë të tjera detaje lidhur me plan...
Pedagogu Ervin Goci ka denoncuar se po shembet 7-katëshi i M...
Nga Adriatik DoçiNë 1 nëntor 2021, gjykata e tenderava nën v...
Politikani, Nard Ndoka ka komentuar trekëndëshin e “zjarrit”...
Një sasi prej 1.5 ton kanabis, i cili vinte nga Shqipëria, ë...
Ambasada e SHBA në Shqipëri me rastin e Ditës së Rinisë, ka ...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me anë të një postimi në...
Me thirrjen “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa”, 31 vjet...
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar sot të gjithë s...
Ish-kreu i policisë Bashkiake të Tiranës, në kohën që e drej...
Historianët Paskal Milo dhe Romeo Gurakuqi janë përfshirë në...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i ka shprehur ngushëllimet...
Durrësi ishte një nga qytetet më të prekura nga tërmeti i 26...
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka vlerë...
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda R...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...