LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Liderët e Ballkanit dhe BE-së solidarizohen me Maqedoninë e Veriut

23 Nëntor 2021, 12:47, Kosova & Bota CNA
Liderët e Ballkanit dhe BE-së solidarizohen me Maqedoninë e

Liderët nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kanë shprehur solidaritetin e tyre me Maqedoninë e Veriut, pas aksidentit me autobus në Bullgari, ku vdiqën të paktën 46 persona.

Një autobus, që po bartte udhëtarë, kryesisht nga Maqedonia e Veriut, u dogj në orët e para të 23 nëntorit, teksa po udhëtonte në një autostradë afër Sofjes.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë autoritetet maqedonase pas aksidentit në Bullgari.

?Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shpreh gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet?, shkruan Kurti.

Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllime për tragjedinë në Bullgari.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij maqedonas, Stevo Pendarovski dhe kryeministrit Zoran Zaev.

?Me mosbesim dhe pikëllim mora lajmin e tmerrshëm për vdekjen tragjike të pasagjerëve të autobusit në Bullgari. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që ndajmë me qytetarët e vendit tuaj. Serbia është me ju, e gatshme për të ofruar të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme, sepse nuk jeni vetëm në këtë tragjedi?, ka shkruar Vuçiç.

Edhe presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq përmes një telegrami ngushëllimi drejtuar Pendarovskit ka thënë se shteti i tij ndan ?dhimbjen me popullin maqedonas për jetët e humbura tragjikisht, në mesin e tyre edhe fëmijë?.

?Ju lutemi përcillni ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe urimet më të mira për pasagjerët e mbijetuar për shërim të shpejtë?, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Ndërkaq, komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi e quajti ?tragjik? aksidentit me autobus në Bullgari.

?Lajme të tmerrshme lidhur me aksidentin tragjik në Bullgari në orët e para të mëngjesit. Mendimet dhe ngushëllimet e mia për familjarët dhe miqtë e atyre që vdiqën dhe për popullin dhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut?, ka shkruar Varhelyi në Twitter, duke iu uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

Autoritetet bullgare kanë thënë se ende nuk dinë shkaqet e aksidentit, ndërkaq besohet se me autobusin e kompanisë BesaTrans po udhëtonin 53 persona. Pasagjerët po ktheheshin nga Turqia ku kishin shkuar për një vizitë treditëshe në Stamboll./REL

Lajmet e fundit nga