20-vjetori i Eurorajonit Adriatiko-Jonian/ Balla: Shqipëria po ecën me ritmin më të shpejtë drejt BE
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Franca përforcon. 88 për qind e personave mbi 12 vjeç janë tashmë plotësisht të imunizuar dhe presioni nuk ulet as për dozën e tretë. Të moshuarit dhe personat vulnerabël kanë nevojë për atë që quhet “përforcues?, përndryshe humbasin statusin e vaksinimit në kartelën shëndetësore. Pa të, pjesëmarrja në jetën publike, për shembull, vizita në kafene, kinema apo muze, thuajse është e pamundur.
Edhe në ambjentet e jashtme bëhen kontrolle. Ky njoftim i dha një shtysë të re fushatës së vaksinimit: pragu i pesë milionë personave që morën përforcimin e vaksinës kaloi që një javë më parë.
Kjo nuk është kohë për të qenë të dobët, sipas epidemiologut Renaud Piarroux: “Sfida është të përgatitemi për festat e Krishtlindjeve, për të siguruar që transmetimet të jenë nën kontroll”. Edhe në Francë, numri i infeksioneve po rritet sërish me shpejtësi.
Që nga mesi i shtatorit, në Francë vaksinimi ka qenë i detyrueshëm për punonjësit e shëndetësisë. Protestat fillestare kundër kësaj mase janë qetësuar në një masë të madhe.
Dhe frika se mjekët dhe stafi infermieror do t’i kthenin shpinën punës nuk është konfirmuar. Në vend të kësaj, normat e vaksinimit në këto profesione janë mbi 90 përqind.
Fushata e vaksinimit ka ecur në Itali
“Ky armik i poshtër troket vazhdimisht në derë. Duhet të ndërtojmë edhe më shumë mbrojtje kundër tij”, paralajmëron pothuajse çdo ditë Francesco Paolo Figliuolo, i cili po bën gjithçka për të fituar këtë betejë. Që kur kryeministri Mario Draghi e emëroi atë Komisionerin e Përgjithshëm të Posaçëm të Covid-it për Italinë, fushata e vaksinimit ka ecur si duhet.
Ata të cilëve u vjen radha të marrin vaksinën përforcuese marrin një lajmërim me aplikacion ose njoftim me SMS. Personeli kujdestar dhe infermieror, mësuesit dhe grupet në rrezik kanë marrë një kujtesë prej javësh të tëra. Personat mbi 40 vjeç e kanë radhën nga dhjetori. Për këtë qëllim do të rihapen qendrat e vaksinimit.
Deri tani janë kryesisht të moshuarit dhe të dobëtit që kanë marrë një përforcues si dhe personeli shëndetësor, për të cilët vaksinimi është i detyrueshëm që nga muaji prill. I vaksinuar, i kuruar, i testuar. 3G është gjithashtu në fuqi në autobusë dhe trena, si dhe në të gjithë vendin në vendin e punës – që nga mesi i tetorit.
Kompanitë që nuk kontrollojnë “pasaportën e gjelbër? rrezikojnë një gjobë deri në 1500 euro. Punonjësit pa pasaportë rrezikojnë të humbasin pagën e tyre. “Green Pass? është në fuqi që prej muajit gusht në restorante, bare, teatro, pishina dhe hotele, ku duhet vërtetuar se personi është i vaksinuar ose i shëruar ose ka një test negativ për Corona, jo më të vjetër se 48 orë.
“Green Pass? edhe në pista
Edhe në Tirolin e Jugut, pasaporta e gjelbër është e detyrueshme në vendpushimet e skive, për shembull. Për më tepër, testet për koronan janë me pagesë, pasi italianët duhet të vaksinohen.
Edhe në Itali, numri i të infektuarve ka nisur të rritet sërish ditët e fundit, por ka shumë më pak pacientë të sëmurë rëndë në krahasim me një vit më parë. Ndryshe nga viti i kaluar, sistemi shëndetësor nuk është i mbingarkuar. Në të gjitha rajonet, shifrat mbeten nën pragun kritik. Italia madje ishte në gjendje të pranonte pacientë me korona nga Bavaria.
Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me korona, Italia po diskuton rregulla më të rrepta për personat e pavaksinuar dhe kontrolle kufitare me vendet fqinje. 3G është tashmë në fuqi për njerëzit që hyjnë në vend, përfshirë turistët.
Kërkohen kufizime për kundërshtarët e vaksinimit
Janë kryesisht politikanët rajonalë ata që i kërkojnë qeverisë në Romë të vendosë kufizime ndaj kundërshtarëve të vaksinimit, në mënyrë që të shmangen një mbyllje e madhe gjatë dimrit të ardhshëm. Mund të ketë një lloj “Super Green Pass” i cili do të ishte i vlefshëm vetëm 6 ose 9 muaj pas vaksinimit dhe i cili më pas mund të rinovohet me përforcues. Si provë negative përmenden vetëm testet PCR.
Gjithçka do të varet nga sjelljet dhe shkalla e vaksinimit, sipas Ministrit italian të Shëndetësisë Speranza. Ne duam veçanërisht të ruajmë Krishtlindjet dhe sezonin e dimrit. Për këtë, Italia është e gatshme të pranojë rregulla më të rrepta, ka deklaruar ai./dw
Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputiva ka bërë thirrje që...
Një ditë pranvere e pasluftës është shndërruar në ditën më t...
Kur po bëhen dy vite që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19,...
Presidenti Biden udhëzoi sot hedhjen në treg të 50 milionë f...
Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në një autostr...
Liderët nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe zyr...
Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar amerikanët ...
Prishtina thotë, se në dialogun Kosovë Serbi tashmë janë par...
Në seancën e sotme qeveritare është sjellë vendim që të shpa...
Janë zbardhur detaje nga aksidenti tragjik në Bullgari që mo...
Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Bojko Rashkov në një dekl...
Mediat shqiptare në Maqedoni kanë publikuar listën e plotë m...
Mijëra afganë u dyndën në aeroportin e Kabulit në një përpje...
Vala e katërt e koronës po e godet Gjermaninë me të gjithë f...
Udhëheqësit talibanë kanë marrë vendim që kanalet televizive...
Eksperti kryesor për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashku...
Kompania e George Soros, është pjesë edhe në aksionet e Pfiz...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka zhvilluar...
Protestat në vendet evropiane kundër masave shtrënguese për ...
Në disa vende të Evropës qytetarët po protestojnë kundër mas...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...