LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha akuza Ramës: Rrëmbeu dhe plaçkiti votat

19 Nëntor 2021, 16:23, Politikë CNA
Berisha akuza Ramës: Rrëmbeu dhe plaçkiti votat

Ish kryeministri Sali Berisha, po zhvillon takimin me demokratët në qytetin e Librazhdit, nga ku ka deklaruar se opozita mbeti një shoqëri e tradhtuar, e prerë në besë dhe e braktisur nga kryetari Lulzim Basha.

Gjithashtu ka akuzuar kryeminsitrin Edi Rama se ka përdorur të gjitha potencialet shtetërore për të rrëmbyer dhe plaçkitur votën.

Demokratët shndërruan këtë vjeshtë në vjeshtën e mrekullisë së dytë shqiptare. Mrekullisë së rivendosjes së pluralizimit, rikthimit të shpresës, besimit, tek liria, tek vendi, te vetja jonë, tek kombi ynë.

Ne erdhëm apo hymë në këtë vjeshtë si njerëz thellësish të lënduar , si një shoqëri, e cila nuk votoi dot si shoqëri e qytetëruar, si një shoqëri të cilën narkoshteti i bleu, i rrëmbeu me fallangat e patronazhistëve, me dhjetëra e qindra milionë euro të buxhetit të shtetit, me bandat e pamëshirëshme, votën dhe mandatetet.

Ne erdhëm këtë vjeshtë si një shoqëri, e cila me besimin që shprehu tek opozita, mbeti një shoqëri e tradhtuar, e prerë në besë, e braktisur.

Vërtetë Edi Rama rrëmebu dhe plaçkiti votat si kurrë ndonjëherë më parë. Ai përdori të gjithë potencialet e shtetit si në diktaturë kur partia ishte shtet. Ai diskursoi 99 milionë euro për të blerë vota. Shpenzoi 41 milionë euro për asfalte dhe zhavorre. Këto janë të gjithë të vërteta?, tha Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga