"E ka fituar dhe një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e Arubës"/ Këlliçi: Të anulohet procedura për Milot–Balldren
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Pas takimit virtual të së hënës mes presidentëve Biden e Xi, Shtetet e Bashkuara dhe Kina ranë dakord të vazhdojnë dialogun për të ruajtur stabilitetit strategjik në raport me çështje të tilla si Tajvani, kontrolli i armëve bërthamore dhe siguria kibernetike. Por siç njofton korrespondentja e ?Zërit të Amerikës? Patsy Widakuswara, mosmarrëveshjet e thella mes palëve nuk ka gjasa të marrin fund.
Marrëdhëniet mes Shteteve te Bashkuara dhe Kinës janë të mbushura me dallime.Por ka një gjë për të cilën udhëheqësit e dy vendeve bien dakord, vazhdimin e bisedimeve.
?Përgjegjësia jonë si udhëheqës të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, është të sigurojmë që konkurrenca mes vendeve tona të mos kthehet në konflikt, qoftë kjo një gjë e qëllimshme ose jo, por të jetë thjesht një konkurrencë e drejtpërdrejtë”, tha Presidenti Joe Biden.
?Kina dhe SHBA-ja duhet të rrisin komunikimin dhe bashkëpunimin. Secili vend i administron mirë çështjet e brendshme e në të njëjtën kohë mban mbi supe pjesën e vet të përgjegjësisë ndërkombëtare?, tha Presidenti kinez Xi Jinping.
Ndërsa toni i takimit virtual të së hënës mes Presidentit Joe Biden dhe Presidentit kinez Xi Jinping ishte i përzemërt, analistët thonë se ai nuk e ndryshon natyrën thelbësisht antagoniste të marrëdhënieve.
“Ishte si takimi mes një çifti të martuar me terapistin, ku asnjëri nuk po përpiqet të rregullojë, apo ndryshojë diçka në martesë, por secili po përpiqet të bindë këshilluesin të mbajë anën e tij, e të bëhen bashkë kundër tjetrit?, thotë Robert Daly, i qendrës ?Wilson?.
Çështja më e ndjeshme në këtë marrëdhënie të trazuar është Tajvani. Zoti Biden thotë se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj politikës për një Kinë të vetme, por kundërshton fuqishëm përpjekjet e njëanshme për të ndryshuar status-quonë e ishullit që tashmë është një entitet i veçantë nga Kina.
?Garantimi i paqes dhe stabilitetit përgjatë ngushticës së Tajvanit, komunikimi i qartë dhe shmangia e keqkuptimeve do të jenë aspekte të rëndësishme dhe të fuqishme të punës mes ushtrive tona, mes Këshillave tona të Sigurisë Kombëtare, si dhe diplomatëve tanë?, thotë Jake Sullivan, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Presidentit Biden.
Pas takimit, Ministria e Jashtme e Kinës bëri një paralajmërim ndaj të gjithë atyre në Tajvan, që mbështesin ndarjen nga Kina, duke u bërë thirrje të mos provokojnë Pekinin.
?Për çështjet që kanë të bëjnë me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës, Pekini nuk ka hapësirë për kompromis?, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian.
Zoti Biden dhe zoti Xi ranë dakord të vendosin një dialog për stabilitet strategjik edhe mbi çështje të tjera të ndjeshme si aftësia ushtarake, kontrolli i armëve bërthamore dhe siguria kibernetike. Të dyja palët janë të interesuara për të ruajtur stabilitetin në marrëdhënie, në një kohë kur SHBA po përgatitet të zhvillojë zgjedhjet për Kongresin në vitin 2022, dhe zoti Xi e Partia Komuniste Kineze ndodhen gjithashtu përpara zhvillimesh të rëndësishme.
?Xi dëshiron të dërgojë një mesazh për stabilitet. Ai dëshiron një mjedis ndërkombëtar relativisht të qëndrueshëm për të siguruar që Olimpiada të shkojë mirë, po kështu edhe Kongresi i 20-të i Partisë (komuniste)?, thotë Bonny Lin, Drejtore e Projektit Fuqia e Kinës në Qendrën për Studimeve Strategjike e Ndërkombëtare (CSIS).
Kina pritet të vazhdojë aktivitetin e saj ushtarak në Paqësorin Perëndimor, gjë që Uashingtoni e sheh si provokim. Ndërkohë, Pekini do të nisë përgatitjet për Samitin e ardhshëm për Demokraci që mbahet në muajin dhjetor, një takim i organizuar nga Presidenti Biden.
?Sigurisht që ky takim nuk ka të bëjë vetëm me Kinën, ka të bëjë edhe me rritjen e autoritarizmit në Evropë, por do të përjetohet nga Kina si një problem që lidhet me të. Administrata Biden gjithashtu do të shpallë së shpejti strategjinë e re mbi Indo-Paqësorin, si dhe do të përfundojë rishikimin e politikave mbi Kinën?, thotë Robert Daly, i qendrës ?Wilson?.
Por cilat mund të jenë fushat e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Kinës?: Të punojnë së bashku për të reduktuar emetimin e dioksidit të karbonit, në trajtimin e krizës klimatike, si dhe t?i japin fund më shpejt, pandemisë globale të COVID-19-s./ VOA
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë po qëndrojnë nga dita e m...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ...
Rregullatori federal gjerman i energjisë tha se ka ndaluar p...
BE e ka humbur durimin në grindjen për migrantët me Bjelloru...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Bo...
Nga 15 nëntori, për të hyrë në çdo lloj objekti, ambiente të...
Rezultati i zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë, reflekton...
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë vetëm një nga katë...
Kur janë numëruar më shumë se 96% e votave në Komunën e Pris...
Në Prishtinë, janë numëruar 62.61 për qind të votave deri m...
Kandidati i VV-së për Prishtinën, Arben Vitia, tha se sipas ...
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki i ka bërë thirrj...
Greqia ndodhet sërish në një situatë mjaft kritike, e krijua...
Një trup i pajetë është gjetur këtë mbrëmje në Gjilan, pranë...
Djali i diktatorit të ndjerë libian, Moammar Gaddafi, njofto...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se, gjatë...
NATO duhet të ndërmarrë “hapa konkretë” për të zgjidhur kriz...
Në 21 komuna të Kosovës zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjev...
Të paktën 58 të burgosur janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë ja...
Kancelarja Angela Merkel u bëri thirrje të shtunën të gjithë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...