Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
BE e ka humbur durimin në grindjen për migrantët me Bjellorusinë. Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare kanë krijuar mundësi të reja për t?iu kundërvënë trukeve të diskutueshme të Lukashenkos.
Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së kanë vendosur për një instrument të ri sanksionesh kundër atyre që janë të përfshirë në trafikun e migrantëve drejt Bjellorusisë. BE tani mund të shënjestrojë persona dhe institucione, që kontribuojnë, që regjimi bjellorus t’i përdorë njerëzit për qëllimet e veta politike, njoftoi këshilli i vendeve anëtare pas takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel.
Sanksionet e reja
Konkretisht ky instrument i ri mund të përdoret kundër shoqërisë ajrore bjelloruse Belavia. Kjo në të ardhmen nuk do të lejohet më të përdorë avionë të firmave europiane, që marrin avionë me qira. Qëllimi është, që Belavia të mos ketë më mundësi të transportojë kaq shumë njerëz nga vendet e varfëra apo vendet me konflikte për t’i trafikuar ata nga Bjellorusia për në BE.
Ndër shoqëritë ajrore, që i japin avionë me qira kompanisë shtetërore Belavia, janë sipërmarrja daneze Nordic Aviation Capital si dhe ajo irlandeze AerCap. Këto kompani tani druajnë se mund të humbasin para. Sipas të dhënave nga qarqe të BE-së, Belavia së fundi më shumë se gjysmën e 30 avionëve të vet i kishte marrë me qira.
Sipas të dhënave të diplomatëve mundësitë për sanksione do të kenë në shënjestër fillimisht rreth 30 persona dhe sipërmarrje. Krahas Belavia në trafikimin e migrantëve janë të përfshirë edhe agjenci turistike dhe pjesëtarë të aparatit qeveritar në Bjellorusi. Vendimi zyrtar do të merret pas verifikimeve juridike, që do të bëhen gjatë ditëve në vijim. Ende është e paqartë nëse do të ketë sanksione edhe ndaj shoqërive ajrore të vendeve të tjera.
Eshtë po ashtu e paqartë, se çfarë do të bëhet me njerëzit, që ndërkohë ndodhen në Bjellorusi.Duhet të shqyrtohet, se sa i sigurtë është kthimi i tyre në atdhe dhe a mund të kthehen ata, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis. Por nuk është folur aspak për pranimin e këtyre migrantëve në vendet e BE-së.
Maas: “BE-së nuk mund t’i bëhet presion”
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas u shpreh kundër pranimit të migrantëve në Gjermani. Eshtë e rëndësishme, që ?ata të kthehen sërish në vendin nga kanë ardhur”. Maas e konsideron këtë si një sinjal të rëndësishëm ndaj Bjellorusisë dhe vendeve të tjera që eventualisht mund të ndjekin të njëjtin model, duke theksuar, “BE-së nuk mund t’i bëhet presion”.
Qëkurse Polonia, Letonia dhe Lituania i kanë mbyllur kufijtë e tyre, situata në zonën kufitare është mjaft e tensionuar. Mijëra vetë nga vende si Siria apo Iraku presin shansin në këto kufij për të hyrë ilegalisht në BE. Mjaft e tensionuar është gjendja në kufirin me Poloninë. Në temperaturat nën zero gradë mijëra migrantë qëndrojnë prej ditësh në një kamp provizor në një pyll pranë vijës së kufirit bjellorus me Poloninë.
Merkel telefonon me Lukashenkon
Kancelarja Angela Merkel telefonoi me Lukashenkon, sikurse njoftoi zëdhënësi qeveritar Steffen Seibert. Sipas televizionit shtetëror bjellorus biseda zgjati rreth 50 minuta. Eshtë folur se si mund të parandalohet shkallëzimi i gjendjes. Po ashtu është folur edhe për mbështetje humanitare në zonën kufitare, ku ndodhen migrantët. Janë planifikuar edhe bisedime të mëtejshme./DW
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Bo...
Nga 15 nëntori, për të hyrë në çdo lloj objekti, ambiente të...
Rezultati i zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë, reflekton...
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë vetëm një nga katë...
Kur janë numëruar më shumë se 96% e votave në Komunën e Pris...
Në Prishtinë, janë numëruar 62.61 për qind të votave deri m...
Kandidati i VV-së për Prishtinën, Arben Vitia, tha se sipas ...
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki i ka bërë thirrj...
Greqia ndodhet sërish në një situatë mjaft kritike, e krijua...
Një trup i pajetë është gjetur këtë mbrëmje në Gjilan, pranë...
Djali i diktatorit të ndjerë libian, Moammar Gaddafi, njofto...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se, gjatë...
NATO duhet të ndërmarrë “hapa konkretë” për të zgjidhur kriz...
Në 21 komuna të Kosovës zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjev...
Të paktën 58 të burgosur janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë ja...
Kancelarja Angela Merkel u bëri thirrje të shtunën të gjithë...
Grupet negociatore, pjesmarrën në samitin e OKB-së për klimë...
Holanda rikthen izolimin e pjesshëm, trejavor për luftim të...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 13 nëntor se është regji...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të shtunën se homologu i t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...