Kosova dhe Serbia diskutojnë marrëveshjet e deritanishme më 16 nëntor në Bruksel
Ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë takohen të martën (...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të shtunën se homologu i tij bjellorus nuk është këshilluar me të, përpara se të ngrejë si mundësi, ndërprerjen e furnizimit me gaz natyror të Evropës. Ai shtoi se një lëvizje e tillë do të dëmtonte lidhjet mes Moskës dhe Minskut.
Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko kërcënoi të enjten se do të hakmerret kundër çdo sanksioni të ri të Bashkimit Evropian ndaj vendit të tij lidhur me çështjen emigrantëve të bllokur në kufi me Poloninë. Ai sugjeroi se mund të ndalojë transportimin tranzit të gazit rus dhe mallrave të tjera nëpërmjet Bjellorusisë.
Paralajmërimi i tij ndikoi në një rritje të përkohshme të çmimit të gazit në Evropë, e cila siguron rreth një të tretën e sasisë së gazit nga Rusia, përfshirë dhe përmes tubacionit Yamal-Europë, i cili kalon përmes Bjellorusisë, në Poloni dhe Gjermani.
Seksioni bjellorus i tubacionit Yamal-Evropë është në pronësi të kompanisë shtetërore ruse, Gazprom.
?Kohët e fundit kam folur me (Lukashenkon) dy herë dhe ai nuk ma përmendi këtë gjë asnjëherë dhe nuk e la as të kuptohet?, tha zoti Putin në një intervistë për televizionin shtetëror. Këto janë komentet e tij të para publike lidhur me kërcënimin që ka bërë presidenti bjellorus.
“Sigurisht në teori, Lukashenko si president i një vendi tranzit mund të urdhërojë që furnizimet tona (gazit) të ndërpriten. Por kjo do të nënkuptonte një shkelje të kontratës sonë të tranzitit të gazit dhe shpresoj që kjo nuk do të ndodhë“, shtoi zoti Putin.
Prej vitesh, Rusia ka qenë aleati më i afërt i Bjellorusisë, duke ndihmuar me gjithçka, nga sigurimi i parave të thata, tek furnizimi me energji me çmim të lirë tek ndihma ushtarake. Komentet e zotit Lukashenkos vijnë në një kohë të ndjeshme për eksportet e energjisë ruse drejt Evropës.
Analistët thonë se komentet e zoti Lukashenko për gazin ka të ngjarë të kenë venë në provë durimin e zotit Putinit ndërsa furnizimi me gaz nga Rusia ndodhet tashmë në qendër të debatit të nxehtë me Evropën.
Çmimet evropiane të gazit e për rrjedhojë, faturat e energjisë janë në rritje këtë vit, çka u nxit pas rimëkëmbjes nga pandemia duke shkaktuar një rritje të kërkesës, e duke i detyruar klientët nga Evropa në Azi, të garojnë mes tyre për të siguruar sa më shumë furnizime.
Disa politikanë evropianë kanë akuzuar Moskën se nuk ka bërë aq sa duhet për të ulur çmimet.
Komisioni Evropian tha të premten se nëse zoti Lukashenko do t’i çonte deri në fund kërcënimet e tij, kjo do të dëmtonte më tej furnizimin e gazit.
Gjatë intervistës të së shtunës, zoti Putin tha se nëse Bjellorusia do të ndërpresë furnizimet, kjo do të shkaktonte dëme të mëdha në sektorin energjetik evropian dhe nuk do të ndihmonte në zhvillimin e marrëdhënieve të Rusisë me Bjellorusinë si një vend tranzit.
Rusia, e cila këtë javë ka nisur të rrisë sasinë e gazit që po dërgon me synimin për të rimbushur depozitat e saj në Evropë përpara sezonit të dimrit, ka thënë se sasia do të shtohet sapo gazsjellësi i saj i sapondërtuar ?Nord Stream 2? të marrë dritën jeshile nga Gjermania.
?Nord Stream 2? është një tjetër gazsjellës rus i projektuar për të anashkaluar vendet tranzit, veçanërisht Ukrainën.
Kremlini e quan gazsjellësin një “projekt thjesht komercial” dhe ka mohuar në mënyrë të prerë se pas tij fshihen çështje politike./VOA
Ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë takohen të martën (...
Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e 6 j...
Baret dhe restorantet në Holandë do të mbyllen më herët, ndë...
Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane anëtare të Këshilli...
Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë lidhur koalici...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mbrëmë nuk e miratoi mocionin...
Qeveria e Zoran Zaevit mori votëbesimin pa praninë e opozitë...
Një gazetar sportiv, 41 vjeçar në ‘Shtetet e Bashkuara të Am...
Presidenti i SHBA, Joe Biden në fillim të dhjetorit do të pë...
Vendet në kufi me Bjellorusinë shprehën të enjten shqetësimi...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar të dhënat ...
Franca është në fillimin e një vale të pestë të COVID-19, de...
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka thënë se “nuk kome...
Italia planifikon të ofrojë dozën përforcuese të vaksinës ku...
Ndonëse pjesë e koalicionit qeveritar, Arjanit Hoxha, minist...
Policia italiane ka sekuestruar 476 kg kokainë të pastër në ...
Dy deputetë të Dhomës së Ulët në Kongresin e Deputetëve në S...
Një gjykatëse federale refuzoi kërkesën e ish presidentit am...
Mes temperaturash shumë të ulëta, qindra emigrantë u mblodhë...
Edhe pse kërkesa për udhëtime në Europë pritet të rikuperohe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...