Përplasen dy automjete në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë/ Policia në vendngjarje
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Vendet në kufi me Bjellorusinë shprehën të enjten shqetësimin se një krizë mbi numrin në rritje të emigrantëve që po përpiqen të depërtojnë drejt Bashkimit Evropian, mund të përshkallëzohet në një përplasje ushtarake.
Lituania, Estonia dhe Letonia dënuan “përshkallëzimin e qëllimshëm të sulmit në disa fronte nga ana e regjimit bjellorus”, që siç thanë ata “përbën kërcënim serioz për sigurinë evropiane”. Autoritetet e këtyre vendeve akuzuan Bjellorusinë se po i përdor emigrantët si armë.
“Kjo rrit mundësinë e provokimeve dhe incidenteve serioze që mund të përhapen edhe në fushën ushtarake“, thuhej në një deklaratë të përbashkët të ministrave të mbrojtjes të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.
Autoritetet në Varshavë thanë të enjten se sërish gjatë natës emigrantët e bllokuar brenda Bjellorusi, hodhën gurë e mjete rrethanore mbi rojet kufitare polake në një përpjekje për të prishur një gardh me tela me gjemba e duke tentuar të hyjnë me forcë në Poloni.
BE-ja mund të vendosë sanksione të reja ndaj Bjellorusisë duke nisur nga dita e hënë. .
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, tashmë nën sanksione lidhur me shtypjen e protestave opozitare, kërcënoi se do të hakmerrej ndaj çdo mase të re, përfshirë mbylljen e tubacioneve të gazit natyror që kalojnë tranzit nëpërmjet Bjellorusisë. Tregu evropian i gazit, ku çmimet kanë arritur nivele rekord në javët e fundit, do të ndikohej shumë nga çdo ndërprerje e transportimit të gazit rus nëpërmjet Bjellorusisë.
Kriza ka ndezur një përplasje të re mes Perëndimit dhe Rusisë. Kjo e fundit dërgoi të mërkurën dy bombardues strategjikë me kapacitete bërthamore për të patrulluar hapësirën ajrore të Bjellorusisë në shenjë mbështetjeje për aleatin e saj. Bjellorusia tha se avionët rusë kryen stërvitje për të dytën ditë të enjten.
“Po, këta janë bombardues të aftë për të mbajtur armë bërthamore“, tha zoti Lukashenko. “Ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Ne duhet të shohim se çfarë po bëjnë ata atje, përtej kufijve“.
Ai tha gjithashtu për median shtetërore të vendit se po bëheshin përpjekje për të armatosur migrantët, po pa dhënë asnjë provë. Mbetet e paqartë se kë po akuzonte zoti Lukashenko me këtë deklaratë.
Kremlini tha se Rusia nuk ka asnjë lidhje me tensionet në kufi dhe shtoi se prania e personave të armatosur rëndë nga të dyja palët, një referencë e dukshme për rojet kufitare bjelloruse dhe polake, ishte një burim shqetësimi./voa
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar të dhënat ...
Franca është në fillimin e një vale të pestë të COVID-19, de...
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka thënë se “nuk kome...
Italia planifikon të ofrojë dozën përforcuese të vaksinës ku...
Ndonëse pjesë e koalicionit qeveritar, Arjanit Hoxha, minist...
Policia italiane ka sekuestruar 476 kg kokainë të pastër në ...
Dy deputetë të Dhomës së Ulët në Kongresin e Deputetëve në S...
Një gjykatëse federale refuzoi kërkesën e ish presidentit am...
Mes temperaturash shumë të ulëta, qindra emigrantë u mblodhë...
Edhe pse kërkesa për udhëtime në Europë pritet të rikuperohe...
Një ish-inferimiere nga japonia është denuar me burgim të pë...
Maqedonia e Veriut shpalli të martën krizë energjetike, e ci...
Një ngjarje e e rëndë është regjistruar në Olso të Norvegjis...
Lajmi se Greqia nuk njeh certifikatat e vaksinimit të shqipt...
Zelanda e Re është përfshirë nga protestat masive, kundër ku...
Në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë po rritet presioni ...
Gati 34 milionë vetë në Gjermani kanë një punë të rregullt. ...
Në Bjellorusi, qindra emigrantë janë nisur drejt kufirit pol...
E qetë dhe padyshim në paqe me veten: kështu dukej kancelarj...
Vaksinimi i detyrueshëm kundër Covid-19 në vendin e punës va...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...