Euro e qëndrueshme, Dollari dobët, kryeson Paundi britanik/ Kursi i këmbimit, 12 Nëntor 2021
Dollari amerikan sot këmbehet në blerje 104 Lekë dhe shitet ...
Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor që kanë statusin e vendit kandidat, do të kenë këtë vit rritje më të madhe ekonomike sesa që pritej, parashihet në raportin e ?Prognozave ekonomike vjeshtore” të Komisionit Evropian.
Njëlloj sikur edhe në vendet e BE-së edhe në këto shtete të rajonit rritja ka marrë hov në tre tremujorët e këtij viti dhe ka ndihmuar në rimëkëmbjen ekonomike.
Pas rënies së madhe vitin e kaluar për shkak të pasojave të pandemisë, edhe vendet e rajonit shumë shpejt, disa edhe para fundit të këtij viti, do të jenë në nivelin që kishin para pandemisë, pra në vitin 2019.
Në vendet si Shqipëria dhe Mali i Zi, kontributin më të madh në rritjen ekonomike përmbi parashikimet e mëhershme e ka pasur sezoni jashtëzakonisht i suksesshëm turistik. Në rastin e Shqipërisë, kryesisht, ka ndikuar ardhja e numrit të madh të turistëve nga vendet fqinje, por edhe investimet publike.
Në vendet si Serbia dhe Maqedonia e Veriut shtytësi kryesor i rritjes ekonomike ka qenë rritja e shpenzimeve të familjeve dhe e kërkesave. Në rastin e Serbisë kontribut të madh në rritjen ekonomike kanë pasur edhe investimet e mëdha publike në projektet e infrastrukturës.
Sipas parashikimeve të Komisionit Evropian të përfshira në raportin e ?Prognozave ekonomike vjeshtore? rritjen më të madhe të Bruto Prodhimit Vendor për këtë vit do ta ketë Mali i Zi, i cili në nivel vjetor pritet të këtë rritje prej 10,7 për qind. Parashikimet për Mali e Zi për vitin 2022 janë për një rritje prej 6,4 për qind, ndërsa për vitin 2023 rritja pritet të jetë 3,2 për qind.
Shqipëria pritet të shënojë rritje prej 6,9 për qind këtë vit. Vitin e ardhshëm do të ketë rritje prej 3,7 për qind, ndërsa në vitin 2023 rritje prej 3,6 për qind.
Rritja ekonomike për Serbinë këtë vit nga Komisioni Evropian parashikohet të jetë 6,7 për qind, në vitin 2022 rritja do të jetë 4,3 për qind dhe në të njëjtin nivel, pra 4,3 për qind, të jetë edhe në vitin 2023.
Komisioni Evropian për Maqedoninë e Veriut ka prognozuar rritje prej 4 për qind këtë vit, ndërsa 3,9 për qind vitin e ardhshëm dhe 3,3 për qind në vitin 2023.
Komisioni Evropian nuk e ka përfshirë në raportin e tij Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën pasi ato nuk e kanë statusin e vendit kandidat. Por, javën e shkuar Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH), ka publikuar parashikimet e saj që tregojnë se edhe Bosnja e Hercegovina dhe Kosova do të kenë një rritje të madhe ekonomike.
Kosova pritet që këtë vit, sipas BERZH-it, të ketë rritje të Bruto Prodhimit Vendor prej 7,7 për qind. Bosnja e Hercegovina do të ketë rritje prej 5,5 për qind.
Për krahasim, në nivelin e 27 vendeve të BE-së rritja ekonomike mesatare për këtë vit parashihet të jetë 5,5 për qind. Irlanda me 14,6 për qind, Estonia me 9 për qind dhe Kroacia me 8,1 për qind pritet të ketë rritjen më të madhe ekonomike. Situata e favorshme në vendet e BE-së, që janë edhe partnerët kryesorë tregtarë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka ndihmuar edhe në rritjen ekonomike në Ballkan.
Komisioni Evropian ka parashikuar edhe rrezikun për rritjen ekonomike, që kryesisht ka të bëjë me pandeminë. Niveli relativisht i ulët i vaksinimit në vendet e rajonit lë akoma të hapur mundësinë për rritje të infektimeve dhe si pasojë edhe të masave të reja të kufizimit të lëvizjes dhe mbylljes. Kjo do të kishte ndikim negativ edhe në ekonomi, sidomos në vendet që varen shumë nga turizmi, udhëtimet dhe sektori i hotelerisë. Prandaj, rritja e numrit të qytetarëve të vaksinuar lidhet edhe me sigurimin e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike në rajon.
Pavarësisht rritjes së madhe ekonomike, vendet e rajonit vazhdojnë të vuajnë nga niveli i lartë i papunësisë, që është shumë mbi mesataren e Bashkimit Evropian. Përderisa mesatarja në BE është 7 për qind, të gjitha vendet e rajonit e kanë nivelin e papunësisë mbi 10 për qind, pavarësisht zbutjes së papunësisë që pritet deri në fund të këtij viti.
Vendet e rajonit janë larg nga mesatarja e BE-së për nga fuqia e ekonomive të tyre. Asnjë nga këto vende nuk e arrin nivelin prej 50 për qind të mesatares së Bashkimit Evropian.
Sipas shifrave të Entit të Statistikave të Bashkimit Evropian, EUROSTAT, Mali i zi ka Bruto Prodhimin Vendor për kokë banori sipas fuqisë blerëse në nivelin prej 46 për qind të mesatares së 27 vendeve të BE-së.
Serbia ka 43 për qind, Maqedonia e Veriut 38 për qind, Bosnja e Hercegovina 33 për qind, Shqipëria 31 për qind, ndërsa Kosova vazhdon të jetë e fundit me nivelin e Bruto Prodhimit Vendor për kokë banori sipas fuqisë blerëse prej vetëm 21 për qind krahasuar me mesataren e BE-së.
Vendi më i varfër anëtar i BE-së, Bullgaria ka nivelin prej 55 për qind të mesatares së BE-së ndërsa Kroacia 64 për qind.
Komisioni Evropian edhe në raportet e fundit të progresit ka tërhequr vërejtjen se vendet e rajonit duhet të bëjnë më shumë reforma, sidomos në administratën publike, prokurimin publik dhe sundimin e ligjit, për të tërhequr më shumë investime të huaja dhe me këtë të sigurojnë rritje të qëndrueshme ekonomike që do të ndihmonte në zvogëlimin e hendekut me BE-në./REL/
Dollari amerikan sot këmbehet në blerje 104 Lekë dhe shitet ...
Monedhat e huaja kanë shënuar një rritje të lehtë kundrejt L...
Dollari amerikan sot blihet me 103.8 Lekë dhe shitet me 108....
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Tetor 2021, arriti 1...
Tregu valutor, nuk ka ndonjë ndryshim, krahasuar me një ditë...
Dollari amerikan sot blihet me 104.1 Lekë dhe shitet me 109....
Vijon luhatja e kursit valutor në vendin tonë.Një dollar me ...
Dollari amerikan sot blihet me 104.1 Lekë dhe shitet me 109....
Dollari amerikan, sot këmbehet në tregun valutor, në shitje ...
Ata që kanë monedhën Paund për ta këmbyer në Shqipëri, si në...
Shqipëria, por jo vetëm është duke u përballur me një krizë ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka bërë një bi...
Sot, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Delina Ibrahim...
Ministrja e Finannca Delina Ibrahimaj, është pyetur sot në K...
Kryeministri Rama, i cili ka qenë i pranishëm në konferencën...
Diskutimi i paketës fiskale në Komisionin e Ekonomisë, ka nd...
Paundi britanik është monedha më e fortë, krahasuar me Euron...
Qeveria ka përcaktuar 5 000 lekë si shpërblim për pensionist...
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ka deklaruar sot në ...
Një dollar sot blihet me 102.6 Lekë dhe shitet me 107.6 Lekë...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...