web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërbohet Liridon Latifi, reagim i "çmendur" pas zëvendësimit të Brdariç

8 Nëntor 2021, 15:31, Sport CNA

Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Egnatian në sfidën e luajtur mesditën e sotme, duke sjellë një krizë rezultatesh te skuadra shkodrane.

Vëmendjen e mori një episod i ndodhur në minutën e 76-të të takimit, kur Liridon Latifi doli nga fusha për t?i bërë vend Ardit Hoxhajt. Ky ishte një vendim që nuk u prit mirë nga 27 vjeçari që në pjesën e parë shënoi golin e barazimit.

Reagimi i Latifit ishte i paprecedentë duke goditur me shkelm tërmusin në pankinën e skuadrës së tij. Në inerci e sipër, Latifi për pak sa nuk pësoi një dëmtim që mund t?i kushtonte shtrenjtë.

Menjëherë, sulmuesi iu drejtua dhomave të zhveshjes teksa në fytyrën e tij shikohej një tymnajë e vërtetë. Pas ndeshjes, trajneri Tomas Brdariç u shpreh se ?bota nuk rrotullohet rreth Latifit? duke dëshmuar që situata në kampin shkodran nuk është e qetë.





Lajmet e fundit nga