LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet skema/ Si i përgjon Lulzim Basha deputetët e PD-së  

23 Tetor 2021, 10:03, Politikë CNA

E pabesueshme, por e konfirmuar se ishte e vërtetë. Lulzim Basha përgjon mbledhjet e grupit parlamentar. I regjistron ato pa marrë më parë konfirmimin e deputetëve dhe pa dijeninë e tyre.

Gjithashtu siç raportoi CNA.al dje, Lulzim Basha përgjon edhe takimet në zyrën e tij.

Ky informacion kishte kohë që qarkullonte në media dhe raportohej. Por, dukej disi i pabesueshëm, deri kur të enjten në mbrëmje, në emisionin ?Open? të Eni Vasilit, nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma pranoi publikisht se ekzistonin të gjitha regjistrimet e bëra në një mbledhje të ngushtë të drejtuesve të grupit parlamentar të PD. Asaj që Lulzim Basha e quan ?kryesia e vogël?. (Lexo këtu)

CNA.al i ka shkuar më tej dhe ka mundur të sigurojë informacion zyrtar sesi ndodh përgjimi.What happened to the bands and their offers to Demokratic Party?/Lulzim Basha and Grida Duma remains silent

Në sallën e mbledhjeve ka një sistem të plotë regjistrimi, i cili ndodhet tek dhoma e fonisë.

Mikrofoni i Lulzim Bashës është ai që bën regjistrimin në një pikë dhe në dy pozicione të tjera, ndodhen regjistrues të tjerë cilët marrin zërin nga ambienti. Kjo regjistrohet më pas në një kompjuter server, dhe hidhet në një CD, për t?u ruajtur në rast se do të ishte i nevojshëm.

Jo çdo mbledhje është e ruajtur, pasi mbledhjet rutinë nuk janë regjistruar. Por, së fundmi pas debateve dhe përplasjeve të ashpra në kryesinë e grupit parlamentar dhe në ?kryesinë e vogël? të PD-së, regjistrimet janë bërë rutinë, për shkak se Basha kërkon të ketë çdo qëndrim të njerëzve që marrin pjesë në këto mbledhje.

Gjithashtu CNA.al mundi të sigurojë informacion se regjistrimet dhe sistemi audio është përgatitur jo thjeshtë dhe vetëm nga fonisti i Partisë Demokratike, por dorë në gjithë këtë histori ka pasur edhe Endri Hasa. Ky i fundit është njeriu që është marrë kryesisht me IT-në, e PD-së.

Dhe nga ana tjetër janë edhe familjarët e Lulzim Bashës, të cilët kanë qënë ata që kanë ndërtuar dhe paguar infrastrukturën kryesore për call centerat në PD. Por, këto i përkasin të tjera materialeve dhe denoncimeve të bëra më parë nga CNA.al. (Lexo këtu)

Aktualisht, e konfirmuar tashmë nga Grida Duma, por edhe nga burime të CNA.al pranë PD-së, sistemi i fonisë regjistron, përgjon çdo bisedë që ndodh në mbledhjet. Por, Lulzim Basha ka vendosur audio-regjistrues edhe në zyrën e tij, të cilën e kontrollon vetë në momentet që do apo nuk do të regjistrojë bisedat në takim.

Duket qartazi se Lulzim Basha është tashmë i kompleksuar, përgjon njerëzit e tij dhe ky është një fakt.

Këtë deputetët thonë se nuk e dinë.

Por, janë deklarimet e Grida Dumës, janë burimet e siguruara nga CNA.al brenda grupit të PD-së, të cilat konfirmojnë se mbledhjet e grupit parlamentar, kryesisë së grupit, por edhe të kryesisë së PD-së, të gjitha regjistrohen nga Lulzim Basha, pa dijeninë e personave që marrin pjesë në këtë mbledcna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike

Skema është e qartë. Mikrofoni i Lulzim Bashës siç thamë më lart, por dhe dy mikrofona të tjerë në sallat e mbledhjeve regjistrojnë gjatë gjithë kohës pa ndalim. Dhe kjo më pas tek dhoma e fonisë, ajo që komandon sistemin audio bëhet dhe regjistrimi i plotë në një server, dhe më pas siç e theksuam, materialet ruhen në foldera, apo hidhen në CD.

CNA.al do të sjellë më tej të tjera detaje në lidhje me këtë skandal, i cili është denoncuar, por tashmë ka marrë edhe konfirmimin zyrtar nga nënkryetarja e Partisë Demokratike. Gjithashtu ka pasur një reagim dje dhe sot edhe nga drejtues të PD-së.

Ish-kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi, deputetë, aktivistja Republikane në SHBA, Evi Kokalari, të cilët kanë theksuar se Basha në rast se kryen një akt të tillë, duhet verifikuar dhe më pas duhet paditur në gjykatë.

Në fakt verifikimi i këtij rasti është thuajse i pamundur, pasi në çdo çast Lulzim Basha mund të heqë katër fisha serveri  nga dhoma, dhe ta çojë diku tjetër, ashtu siç veproi shpesh herë edhe me call centerin në PD, të cilin e hap dhe e mbyll në momentin që i duhet.

Dhe kur denoncohet nga mediat, e dalin fakte e prova, ai e mbyll atë.

Tashmë demokratët janë përballë skandalit. Kryetari i tyre regjistron dhe përgjon kryesinë e grupit parlamentar, kryesinë e partisë, grupin parlamentar, por edhe takimet personale që bën në zyrë.

Në rast se Lulzim Basha do të donte që këto të regjistroheshin apo të transmetoheshin, mjafton që mbledhjet të bëhen të hapura dhe gjithçka do të ishte krejt e ndershme.

Por, në rastin kur përgjimet e këtyre mbledhjeve bëhen pa dijeninë e personave të pranishëm, kjo është totalisht në shkelje të ligjit. Dhe nga ana tjetër tregon panikun dhe frikën që shfaq me këto veprime kreu në detyrë i PD, Lulzim Basha./CNA.al

Video-Skandali në PD/ Basha përgjon deputetët e tij

?Kujdes, Luli po ju përgjon!?/ Gazetari i ?nxjerr bojën? Bashës, tregon çfarë ndodh në selinë e PD

Përgjimet në PD/ Evi Kokalari: Basha duhet hedhur në gjyq, Gridës një tufë me lule

Lajmet e fundit nga