Connect with Us

Përgjimet në PD/ Evi Kokalari: Basha duhet hedhur në gjyq, Gridës një tufë me lule

Politikë

Përgjimet në PD/ Evi Kokalari: Basha duhet hedhur në gjyq, Gridës një tufë me lule

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Aktivistja shqiptare Evi Kokalari ka komentuar veprimet e fundit të Lulzim Bashës, i cili përgjon deputetët e tij në mbledhjet e grupeve parlamentare. Një skandal i tillë u publikua nga CNA.al dhe u pohua mbrëmjen e djeshme deputetja e PD Grida Duma.

Në një reagim për CNA.al, Kokalari deklaroi se deputetët e PD-së duhet të ngrihen dhe të reagojnë menjëherë, duke e hedhur Bashën në gjyq.

Aktivistja shqiptare theksoi se PD duhet të miratojë menjëherë një kod etike nëse nuk e ka në mënyrë që veprime të tilla të mos ndodhin më në të ardhmen.

Shumë alarmante. Grupi i deputetëve duhet të ngrihet menjëherë dhe të marrin hapat e duhura, dhe pse jo, ta hedhin në gjyq Bashën. Kjo duhet ndaluar në mënyrë absolute dhe i duhet dhënë një mësim kryesisë së PD-së, në mënyrë që asnjë kryetar mos të guxojë ta bëj këtë në të ardhmen. Gjithashtu, a ka PD-ja manualin “Code of Ethics”? Nëse jo, i duhet menjëherë një dhe të gjithë anëtarët e PD-së duhet t’i përmbahen këtij kodi.

LEXO EDHE:  “Në Shqipëri eurot hyjnë me kamiona"/ Berisha zbulon faturën e hashashit shqiptar

Si përfundim, doja të thoja që Grida vlen për diçka – mufkat e saj po ndihmojnë shumë këto ditë. T’i dërgoni një tufë me lule si falenderim”, u shpreh Evi Kokalari për CNA.al.

Video-Skandali në PD/ Basha përgjon deputetët e tij

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Në Kuvend do kaloj statut i ri”/ Harxhi: PD e ka humbur demokracinë, ja pse

Publikuar

-

Nga

Ish kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi e konsideron Kuvendin Kombëtar si të jashtëzakonshëm.

Në një intervistë për emisionin Opinion me Blendi Fevziun në Klan Tv, Harxhi deklaroi se PD ka humbur demokracinë, për aq kohë sa nuk lejon debat të lirë në parti. Sipas saj, institucioni i votës së lirë në PD është shkatërruar.

Ky është Kuvend i jashtëzakonshëm, do jetë Kuvend statutor nuk do jetë Kuvend zgjedhor. E ka thënë edhe zoti Berisha. Do të kaloj një statut i ri i PD.



LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 20 shkurt 2021

LEXO EDHE:  Edith Harxhi si sfidante e Lulzim Bashës/ “Kam një avantazh shumë të madh”, ja pika më e fortë

Ky Kuvend mblidhet me konsensus, sepse janë mbledhur 2/3 dhe do të dorëzohen në datën 9 ose 10. Në bazë të statutit duhen 30 ditë për mbledhjen e Kuvendit.

Institucioni i votës është shkatërruar në PD. Unë kam bërë disa beteja. PD i ka humbur demokracia për shumë vite. Përveç votës është edhe debati i lirë”, tha Harxhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto- Nikoll Lesi i bën make up Salianjit/ I buzëqesh kamerës me furçë në dorë

Publikuar

-

Nga

Situata politike në vend ka qenë në fokus të diskutimeve në studiot televizive, ku personazhe politik dhe analistë apo gazetarë kanë qenë të ftuar në çdo panel.

Mbrëmjen e sotme në emisionin Open po diskutohet tema “Basha dhe Kuvendi i Berishës”, ku mes të ftuarve ka qenë botuesi i Koha Jonë Nikoll Lesi dhe deputeti Ervin Salianji.

Lesi është kapur mat duke ushtruar një profesion të ri; atë të Make-up Artist!

LEXO EDHE:  Aleatët, viktima të Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Edith Harxhi si sfidante e Lulzim Bashës/ “Kam një avantazh shumë të madh", ja pika më e fortë



Në foto, shihet momenti kur Lesi ka marrë në dorë furçat e grimit dhe po ia bën vetë makiazhin demokratit, i cili duket se i beson pasi e ka lënë veten të lirë në duart e “MUA-s”.

Fotot tregojnë Lesin që i buzëqesh kameras, ndërsa nga ana tjetër Salianji nuk e prish terezinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

85,5% e shqiptarëve mendojnë se politikanët mbrojnë interesat e të pasurve dhe të fuqishmëve

Publikuar

-

Nga

Thuajse 9 në 10 qytetarë besojnë se politikanët nuk mbrojnë interesat e tyre, por mbështesin personat e pasur dhe të fuqishëm.

Ky mendim mbisundon pavarësisht preferencës së votuesve. Dallimet midis votuesve të Partisë Socialiste, asaj Demokratike dhe personave që nuk kanë votuar është i vogël.

Shqiptarët besojnë në mënyrë dërrmuese, (8 në 10 qytetarë) besojnë se të gjithë politikanët korruptohen kur janë në pushtet. Edhe ky opinion sundon pavarësisht preferencave partiake të votuesve.

LEXO EDHE:  Basha rrugës për në Durrës/ Rama e ka përdorur politikisht procesin e Rindërtimit

LEXO EDHE:  U hoq nga ndihma ekonomike/ Basha publikon videon e realitetit të trishtë të një familje



Në Shqipëri duken se qytetarët kanë më shumë besim tek ndershmëria e tyre, sesa e politikanëve. Kur pyeten nëse ata vetë do të korruptoheshin po të kishin pushtet, 7 në 10 shqiptarë thonë se nuk do të korruptoheshin.

Rezultatet janë të një vrojtimi për Euronews Albania, realizuar nga MRB dhe Data Centrum, në shkallë vendi në periudhën 20-29 tetor 2021./euronews

LEXO TE PLOTE